Finlanda dhe Suedia blejnë armë zjarri dhe antitank
(last modified Thu, 19 May 2022 06:08:22 GMT )
May 19, 2022 08:08 Europe/Tirane
  • Finlanda dhe Suedia blejnë armë zjarri dhe antitank

Finlanda dhe Suedia kanë të vendosur të blejnë armë zjarri dhe armë antitank pasi kanë aplikuar për t'u anëtarësuar në NATO.

Sipas Reuters, Ministria e Jashtme finlandeze njoftoi se të dy vendet do të rrisin bashkëpunimin në fushën e pajisjeve të mbrojtjes dhe do të bashkëpunojnë duke iu bashkuar marrëveshjes për blerjen e armëve antitank nga prodhuesi suedez i armëve Saab Dynamics.  Ministri finlandez i Mbrojtjes ka autorizuar gjithashtu blerjen e përbashkët të armëve të zjarrit si armë të vogla, duke përfshirë këtu pushkë dhe automatik, armë gjahu dhe armë për vetëmbrojtjeje. Evazioni rus ndaj Ukrainës nisi më 24 shkurt të këtij viti dhe kjo ka bërë që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO. Ministria e Jashtme finlandeze gjithashtu njoftoi se marrëveshja për blerjen e armëve antitank do të përfshijë blerjen e raketave, predhave, municioneve dhe pajisjeve të tjera të ngjashme. Në deklaratën e lëshuar nga kjo ministri thuhet: Prokurimi i përbashkët, i mundësuar nga instrumentet ekzekutive, do të përmirësojë aksesin në pajisjet jetike të mbrojtjes në Finlandë dhe Suedi dhe të dy vendet mund të operojnë përmes së njëjtës marrëveshje tregtare.

Tags