Greqia notë proteste Turqisë për shkelje të hapësirës ajrore
(last modified Fri, 20 May 2022 18:21:29 GMT )
May 20, 2022 20:21 Europe/Tirane
  • Greqia notë proteste Turqisë për shkelje të hapësirës ajrore

Greqia ka dërguar një notë proteste të fuqishme ndaj Ankarasë duke reaguar përsëri ndaj një sfide të re dhe shumë serioze, siç e ka quajtur ajo, nga ana e Turqisë.

Sipas Athinës zyrtare avionët ushtarakë turq fluturuan vetëm 2.5 milje detare larg nga qyteti grek Aleksandropolis, në lindje të vendit. Ministria e Jashtme greke flet për “shkelje të paprecedentë të sovranitetit kombëtar”. Siç theksohet në notën e protestës, “dy avionë ushtarakë turq hynë ilegalisht në hapësirën ajrore greke dhe iu afruan Aleksandropolisit në një distancë prej vetëm 2.5 miljesh detare”. Gjithashtu, me urdhër të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, kjo note I është komunikuar drejtpërdrejt dhe ambasadorit turk në Athinë, ndërsa u dhanë udhëzime për të informuar aleatët dhe partnerët e Greqisë, në Bashkimin Evropian , NATO e OKB. Ministria e Jashtme greke thekson se ky veprim është një “përshkallëzim shumë i qartë i provokimit turk” dhe se është pjesë e përpjekjes së Turqisë për të promovuar revizionizmin e saj neo-otoman, duke shkelur të gjitha rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare.

 

Tags