Në Finlandë i vihet flaka flamurit të NATO-s
(last modified Mon, 23 May 2022 14:09:11 GMT )
May 23, 2022 16:09 Europe/Tirane
  • Në Finlandë i vihet flaka flamurit të NATO-s

Një gazetar finlandez i vuri flakën flamurit të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) në Finlandë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Joha Karhonen, president i Unionit të Gazetarëve të Pavarur në Finlandë, i vuri flakën një flamuri të NATO-s në qendër të Helsinkit, duke theksuar se shumë finlandezë kundërshtojnë anëtarësimin e vendit të tyre në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Joha Karhunen tha gjithashtu se NATO nuk do të rrisë sigurinë e Finlandës.

Gazetari finlandez shtoi se shumë njerëz në Finlandë e kundërshtojnë NATO-n sepse aleanca ushtarake po përshkallëzon tensionet me Rusinë.

Që nga fillimi i sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt, opinioni publik në Finlandë dhe Suedi është zhvendosur ndjeshëm në favor të anëtarësimit të këtyre dy vendeve në NATO.

Finlanda dhe Suedia, partnerët më të ngushtë të NATO-s, shpallën vendimin e tyre për t'u anëtarësuar në NATO më 15 maj, duke hapur një front të ri në konfrontimin Rusi-Perëndim.

Kritikat e Rusisë ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO vazhdojnë mes mbështetjes perëndimore për këtë çështje.

Tags