Lavrov: Nuk synojmë të aneksojmë Donbasin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i127944-lavrov_nuk_synojmë_të_aneksojmë_donbasin
Çlirimi i Donetskut e Luhanskut, është prioriteti ynë absolut, konfirmoi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, duke pohuar se objektivi i Moskës është të dëbojë forcat ukrainase nga këto rajone.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Lavrov: Nuk synojmë të aneksojmë Donbasin

Çlirimi i Donetskut e Luhanskut, është prioriteti ynë absolut, konfirmoi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, duke pohuar se objektivi i Moskës është të dëbojë forcat ukrainase nga këto rajone.

Në një intervistë për kanalin francez, TFI, shefi i diplomacisë ruse tha se vend i tij nuk ka ndërmend të aneksojë rajonin. Bëhet fjalë vetëm për një operacion ushtarak të kërkuar nga Republikat e Donetskut e Luganskut, që Federata Ruse i njeh si vende të pavarura, u shpreh ai. Lavrov hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se Vladimir Putini është i sëmurë. Ai është çdo ditë në publik, asnjë njeri me dy fije mend në kokë nuk do të shikonte shenja sëmundjeje, tha ministri i jashtëm rus. Pak pas këtyre komenteve të Lavrovit, nga terreni u njoftua se forcat ruse po avancojnë drejt qendrës së qytetit Severodonetsk: “Rusët po i afrohet qendrës. Luftimet vazhdojnë, por situata është mjaft e vështirë”, ka shkruar në rrjetet sociale Sergei Gaidai, guvernator i rajonit të Luhanskut. Forcat ruse kanë rritur presionin në qytezat Severodonetsk dhe Lisiçansk në lindje të Ukrainës, pasi kanë pretenduar të kenë marrë kontrollin e qytetin të afërt, Liman. Zyrtarët ukrainas, në anën tjetër, kanë thënë se mbrojtësit janë duke luftuar në kushte të rënda në këto zona strategjike. Volodymir Zelensky tha se rreth “90 për qind e ndërtesave janë të shkatërruar në Severodonetsk”, duke shtuar se “më shumë se dy të tretat e shtëpive janë të shkatërruara plotësisht”. “Marrja e Serverodonetskut është gjë thelbësore për pushtuesit”, ka thënë ai për forcat ruse.