Konfirmohen 33 raste të lisë së majmunit në Francë
Zyrtarët e shëndetësisë në Francë të enjten konfirmuan 33 raste të virusit të lisë së majmunit në vend.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Agjencia e Shëndetit Publik në Francë duke publikuar statistika sipas provincave, ka konfirmuar se 33 persona janë infektuar me linë e majmunit, prej të cilëve numri më i madh (24 persona) është në provincën Ile-de-France, ku ndodhet Parisi. .
Agjencia e Shëndetësisë Publike në Francë në një deklaratë të mëparshme, e kishte konfirmuar 16 raste të infektuar.
Zyrtari më i lartë shëndetësor i Francës ka rekomanduar që të rriturit, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë në rrezik të kontaktit me pacientët, të vaksinohen kundër lisë.
Lija e majmunit është një sëmundje e rrallë virale e virusit ortopoks të familjes Poxoviridae që është identifikuar në rastet njerëzore që nga vitet 1970.
Shumë vende evropiane kanë raportuar raste të shumta të virusit të lisë së majmunit dhe përhapja e këtij virusi është në rritje.
Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) thotë se virusi transmetohet midis njerëzve përmes kontaktit të ngushtë me materialin infektiv nga lezionet e lëkurës së një personi të infektuar ose pikat e frymëmarrjes nga kontakti i zgjatur ballë për ballë.