Putin: Politikat dritëshkurtëra të evropianëve kanë shkaktuar një krizë në botë
Presidenti rus e lidhi situatën shqetësuese në tregun global të drithrave si dhe në tregun e energjisë me politikat dritëshkurtëra evropiane.
“Sanksionet e reja afatshkurtra të SHBA-së dhe Europës kundër Moskës do ta përkeqësojnë situatën në tregjet botërore”, tha Putin, duke shtuar se politikat dritëshkurtëra të evropianëve kanë çuar në kriza globale të energjisë dhe ushqimit. “Rusia është e gatshme të marrë masat e nevojshme për të reduktuar krizën globale të ushqimit”, tha Putin, duke theksuar se Rusia nuk do të bllokojë eksportet e grurit nga Ukraina. Luftërat përgjithësisht janë një kërcënim për sigurinë ushqimore në zonat e prekura, por lufta midis Ukrainës dhe Rusisë e ka lënë botën në një krizë serioze ushqimore pasi ata janë prodhuesit kryesorë dhe eksportuesit globalë të drithërave dhe farave vajore.