Qeveria britanike pranon të dëbojë azilkërkuesit në Ruandë
(last modified Sun, 12 Jun 2022 06:49:27 GMT )
Qershor 12, 2022 08:49 Europe/Tirane
  • Qeveria britanike pranon të dëbojë azilkërkuesit në Ruandë

Pavarësisht kundërshtimit të gjerë, qeveria britanike njoftoi se do të dëbonte grupin e parë të emigrantëve të paligjshëm brenda dy javësh dhe do t'i dërgonte në Ruanda.

Sekretari britanik i Brendshëm tha se hapi përfundimtar administrativ ishte ndërmarrë në koordinim me shtetin afrikan të Ruandës, duke i hapur rrugën zbatimit të këtij plani dhe tha: Pavarësisht përpjekjeve për të vonuar zbatimin e këtij dekreti qeveritar, emigrantët po dërgohen në Ruanda. Preity Patel shtoi: Letra zyrtare u janë dërguar emigrantëve që do t’i dërgojmë në Ruanda me qëllim për të "rindërtuar jetën e tyre në siguri". Independent më herët ka shkruar: Ruanda ka një histori të gjatë gjenocidi, vrasjesh dhe torturash. The Guardian gjithashtu shkroi:  Në vitin 1994, në një akt të tmerrshëm, më shumë se 800,000 tutsi u vranë në Ruanda dhe një numër i vrasësve shkuan në Britani dhe ende jetojnë në këtë vend. Familjet e viktimave shtrojnë pyetjen se përse personat e përfshirë në gjenocid janë mbështetur prej vitesh nga qeveria britanike dhe u është siguruar një jetë komode në këtë vend, në vend që ata të gjykohen e të ndëshkohen? Ndërkohë autoritetet pretendojnë se politika është krijuar për të luftuar rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të frenuar fluksin e emigrantëve nëpër Kanalin Anglez. Kritikët e planit, duke përfshirë edhe ata nga brenda Partisë Konservatore në pushtet, argumentojnë se masa e qeverisë do t'i lejonte emigrantët të fshiheshin pas hyrjes ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe për këtë qeveria, në kundërshtim me pretendimet e saj, nuk mund të mund të zbatojë planin në formë të suksesshme, plan që ka për qëllim  të parandalojë hyrjen ilegale të emigrantëve në MB. Plani i qeverisë britanike për të dërguar azilkërkues nga Britania në Ruanda, i zbuluar në prill, ka ngjallur kritika nga përfaqësuesit brenda dhe jashtë Partisë Konservatore, si dhe nga shumë organizata bamirëse dhe të të drejtave të njeriut. Kombet e Bashkuara thënë gjithashtu kanë se vendimi i qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda shkel Konventën Ndërkombëtare për Refugjatët. Kjo është në një kohë kur  miliona njerëz janë zhvendosur nga pushtimi amerikano-britanik i Irakut dhe Afganistanit, Libisë dhe Sirisë.  Grupet e të drejtave të njeriut thonë se këta emigrantë nuk kanë dëshirë të zhvendosen. Shumë prej këtyre emigrantëve janë ndër homologët afganë të pushtuesve që për vite me radhë kanë punuar për ushtrinë dhe qeverinë britanike në Afganistan. Sipas qeverisë britanike, rreth 28 mijë emigrantë vitin e kaluar kanë hyrë në këtë vend, gjë që qeveria britanike nuk e ka toleruar. Kjo vjen në kohën kur Britania ka ekonominë e gjashtë më të madhe në botë.

Tags