Republikanët francezë kanë refuzuar çdo marrëveshje me Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128984-republikanët_francezë_kanë_refuzuar_çdo_marrëveshje_me_macron
Lideri i Partisë Republikane të Francës ka përgënjeshtruar çdo kompromis me “Emmanuel Macron” në përbërjen e re të Parlamentit të Francës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 20, 2022 16:22 Europe/Tirane
  • Republikanët francezë kanë refuzuar çdo marrëveshje me Macron

Lideri i Partisë Republikane të Francës ka përgënjeshtruar çdo kompromis me “Emmanuel Macron” në përbërjen e re të Parlamentit të Francës.

Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare të Francës 2022 përfundoi të dielën (më 19 qershor) me humbjen historike të mbështetësve të presidentit Emmanuel Macron në një përpjekje për të fituar shumicën dërrmuese në Parlament dhe në këtë mënyrë u krijua një perspektivë e paqartë për fuqinë e tij politike dhe planet e ardhshme.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar gazetën franceze "Le Figaro", njoftoi se lideri republikan Christian Jacob në një deklaratë të qartë bllokoi rrugën e çdo kompromisi me qeverinë Macron në përbërjen e re të Parlamentit dhe deklaroi: "Ne morëm pjesë në zgjedhjet parlamentare si opozitë dhe ne mbetemi opozitë".

Sipas Jacob, Partia Republikane duhet të mbetet "një opozitë konstruktive dhe reale" ndaj presidentit "i cili do të shkatërrojë gjithçka".

Lideri i Partisë Republikane të Francës, duke iu referuar rezultatit të favorshëm të partisë së tij në zgjedhjet parlamentare dhe fitimin e 64 mandateve, tha: "Ne arritëm rezultatin më të lartë nga të gjitha parashikimet e javës së kaluar".

Këto deklarata të tij vijnë pasi partitë pro Macron fituan 245 vende në zgjedhjet e djeshme dhe nuk arritën të fitojnë një shumicë dërmuese. Në këtë rast, partia e vetme me qëndrime të djathta ndaj Macron janë republikanët, me të cilët presidenti francez në rast të një kompromisi, mund të hapë rrugën për zbatimin e planeve dhe reformave të tij.

Më herët, Jean-François Coupe, kryebashkiak i një qyteti francez dhe një figurë republikane, kishte folur për mundësinë e “pajtimit” të partisë me qeverinë. Një mundësi që shumë prej anëtarëve të partisë së tij e kishin përjashtuar.