Greva të punonjësve të aviacionit civil në Europë
Një spirale grevash të punonjësve të aviacionit civil ka shkaktuar shqetësim në Europë, me një sërë fluturimesh të parashikuara të anulohen pikërisht në një kohë kur miliona udhëtarë kërkojnë të lëvizin për pushime, duke kërcënuar kështu rimëkëmbjen e sektorit të goditur rëndë prej pandemisë.
Punonjësit e departamentit të shërbimeve të kompanisë Ryanair janë planifikuar gjithashtu të mbajnë një grevë tjetër në korrik. Punonjësit e kompanisë Ryanair kërkojnë zbatimin e ligjit të punës dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës, si dhe rritjen e pagave. Protestuesit thonë se dy muaj negociata me punëdhënësit ishin të pafrytshme. Ata u ankuan gjithashtu për problemet që shkaktoi greva për pasagjerët. Italia është një nga pesë vendet europiane që përballen me ndërprerje të mundshme të udhëtimit ajror këtë fundjavë. Pas grevës 24 orëshe të planifikuar për sot në këtë vend, stjuardesat dhe pilotët e linjave ajrore me kosto të ulët Ryanair, EasyJet dhe Volotea, përgatiten për veprime të ngjashme edhe në Belgjikë, Francë, Portugali e Spanjë.