Amerika vendos sanksione të reja kundër Iranit
Departamenti Amerikan i Thesarit të mërkurën në mbrëmje njoftoi se ka përfshirë emrat e disa individëve, kompanive dhe cisternave të naftës në listën e sanksioneve kundër Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Thesari i SHBA-së në një deklaratë njoftoi se ka sanksionuar një rrjet individësh dhe kompanish që përdorën kompani fallco për të lehtësuar transferimin dhe shitjen e naftës dhe produkteve petrokimike nga kompanitë iraniane në Azinë Lindore. Në fillim të tekstit të kësaj deklarate thuhet: Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) sanksionoi një rrjet ndërkombëtar individësh dhe subjektesh që përdorën një rrjet kompanish të Gjirit Persik për të lehtësuar, shpërndarë dhe shitur qindra miliona dollarë naftë dhe produkte petrokimike iraniane. “Për të avancuar luftën ekonomike kundër Republikës Islamike të Iranit, qeveria amerikane ka vendosur sanksione ndaj Teheranit për shumë vite me pretekste të ndryshme. Uashingtoni kërkon që kompanitë amerikane me bazë në vendet e treta të respektojnë këto sanksione. Sanksionet amerikane po rriten çdo ditë kundër Iranit, ndërkohë që negociatat për rigjallërimin e JCPOA janë ende në vazhdim dhe përfaqësuesi i Rusisë në negociatat bërthamore ka ripostuar një shkrim të ministrit të Jashtëm të Iranit se Amerika duhet të tregojë më shumë gatishmëri në negociata për të treguar angazhimin e saj.