Hungaria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fushën e energjisë
Hungaria ka shpallur një "gjendje të jashtëzakonshme" në reagim të ndërprerjeve të furnizimit dhe rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë.
Sipas Euronews, qeveria hungareze thotë se tani do të rrisë kapacitetin e saj të prodhimit vendas të energjisë për të siguruar furnizim të mjaftueshëm. Shefi i zyrës së kryeministrit hungarez Viktor Orban, Gergely Golias, fajësoi luftën në Ukrainë dhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë si shkakun e "krizës energjetike" të Evropës. "Nuk ka gjasa që të ketë gaz të mjaftueshëm në Evropë për sezonin e ngrohjes në vjeshtë dhe dimër," tha ai në një konferencë shtypi në Budapest. Golias shtoi: Lufta afatgjatë dhe sanksionet e Brukselit kanë bërë që çmimi i energjisë të rritet në mënyrë dramatike në të gjithë Evropën, dhe në fakt, një pjesë e madhe e Evropës është aktualisht në një krizë energjetike. Më herët ministri i Jashtëm hungarez “Peter Szijjarto” në një konferencë për shtyp njoftoi për vazhdimin e importit të gazit rus dhe tha: “Hungaria në situatën aktuale është e varur nga gazi rus dhe qeveria e këtij vendi nuk mund të mbështesë asnjë vendim për të sanksionuar kompanitë ruse. " Hungaria është shumë e varur nga karburantet fosile ruse dhe vitin e kaluar nënshkroi një marrëveshje 15-vjeçare me gjigantin shtetëror të energjisë Gazprom për të blerë gaz natyror. Hungaria furnizon rreth 65% të naftës dhe 85% të gazit të saj nga Rusia.