Gjykata belge ndaloi përkohësisht transferimin e diplomatit iranian Asadullah Asadi
Gjykata belge e Apelit të premten ndaloi përkohësisht transferimin e Asadullah Esadi në Iran, një diplomat iranian i cili u ndalua në një proces krejtësisht të paligjshëm dhe në shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës të vitit 1961.
Asadullah Asadi, një diplomat iranian, u arrestua ilegalisht në korrik 2018 në shtetin e Bavarisë të Gjermani, ndërsa po kthehej në rezidencën e tij në Vjenë, pavarësisht se kishte imunitet politik. Ai u transferua në Belgjikë në tetor 2018 pas njëqind e një ditë arrestimi me urdhër të paligjshëm të gjykatës gjermane të Karlsruhes. Pas transferimit, gjykata e "Antwerpen" në Belgjikë, në kundërshtim me imunitetin diplomatik të Asadit sipas Konventës së Vjenës të vitit 1961, e dënoi atë në mënyrë të paligjshme me njëzet vjet burg. Asadullah Asadi aktualisht është i burgosur në Belgjikë. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, veprimi i Gjykatës së Apelit të Belgjikës vjen në një moment kur ligjvënësit belgë miratuan pak ditë më parë marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve midis Brukselit dhe Teheranit. Kjo marrëveshje u miratua ndërkohë që grupet opozitare, madje edhe përfaqësuesit e Kongresit Amerikan, bënë të gjitha përpjekjet e tyre për të ndërhyrë në mbarëvajtjen e këtij projekti humanitar. Më herët, 13 anëtarë demokratë dhe republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së i kishin kërkuar parlamentit belg të mos e miratonte marrëvehsjen e shkëmbimit të të burgosurve me Iranin. Mediat belge kanë raportuar se një seancë dëgjimore është planifikuar të mbahet të mërkurën, në të cilën qeveria duhet të shpjegojë arsyet e saj për urgjencën e transferimit të Asadullah Asadi. Kazem Gharibabadi, Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut të Gjyqësorit të Republikës Islamike të Iranit, së fundi në një letër drejtuar Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke iu referuar pafajësisë së diplomatit iranian Asadullah Asadi, kërkoi lirimin e tij sa më shpejt si dhe kompensim për dëmin e shkaktuar. “Nasser Kanani”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, i është drejtuar pak ditë më parë qeverisë belge dhe ka deklaruar se lirimi pa kushte i Asadi është një kërkesë serioze e Republikës Islamike të Iranit.