Borrell: Presioni maksimal kundër Iranit dështoi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130264-borrell_presioni_maksimal_kundër_iranit_dështoi
Në një artikull shefi i politikës së jashtme të BE-së pranoi dështimin e politikës së presionit maksimal ndaj Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2022 16:21 Europe/Tirane
  • Borrell: Presioni maksimal kundër Iranit dështoi

Në një artikull shefi i politikës së jashtme të BE-së pranoi dështimin e politikës së presionit maksimal ndaj Iranit.

Në një artikull në Financial Times të botuar të martën, Josep Borrell shkroi rreth negociatave për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe nënvizoi se zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore është dëmtuar rëndë nga tërheqja e ish-presidentit të SHBA Donald Trump nga marrëveshja dhe "fushata e tij e njëanshme për presion maksimal ndaj Iranit". Në një pjesë tjetër të këtij artikulli, ai thekson se presioni maksimal dështoi. Borrell pohoi se anëtarët e mbetur në marrëveshjen bërthamore po përpiqeshin të ruanin këtë marrëveshje dhe shtoi se populli i Iranit u privua nga përfitimet e plota të heqjes së sanksioneve. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian vazhdoi të nënvizonte përpjekjet e tij për të udhëhequr negociatat në Vjenë për heqjen e sanksioneve dhe shkroi: "Pas 15 muajsh negociatash intensive dhe konstruktive në Vjenë dhe ndërveprimeve të panumërta me palët në marrëveshjen bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara, unë kam dalë në përfundimin se hapësira për kompromise të tjera të rëndësishme ka përfunduar. Ky tekst është marrëveshja më e mirë që unë e shoh të mundshme si një lehtësues i negociatave". Nga këndvështrimi i Republikës Islamike të Iranit, ajo që mund të përcaktojë arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme është anulimi efektiv i sanksioneve dhe garantimi i interesave të Iranit nga një marrëveshje e mundshme. Mbi këtë bazë, Irani ka paraqitur edhe propozimet dhe iniciativat e nevojshme për suksesin e negociatave.