Vazhdojnë përpjekjet e Evropës për të transferuar grurë nga Ukraina
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130486-vazhdojnë_përpjekjet_e_evropës_për_të_transferuar_grurë_nga_ukraina
Presidenti i Francës njoftoi vazhdimin e përpjekjeve të Evropës për të eksportuar grurë ukrainas me rrugë tokësore dhe detare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2022 05:45 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë përpjekjet e Evropës për të transferuar grurë nga Ukraina

Presidenti i Francës njoftoi vazhdimin e përpjekjeve të Evropës për të eksportuar grurë ukrainas me rrugë tokësore dhe detare.

Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Turqisë dhe Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës më 22 korrik, gjatë një takimi në Stamboll me praninë e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, ranë dakord në lidhje me "transportimin dhe eksportin e sigurt të grurit dhe drithërave të tjerë nga portet e Ukrainës. Kjo marrëveshje garanton eksportin e drithit të bllokuar në portet e Ukrainës në Detin e Zi në të gjithë botën. Marrëveshja për eksportin e grurit është për 120 ditë dhe autoritetet ukrainase premtuan se do të sigurojnë kushtet për zbatimin e saj brenda 10 ditëve. Sipas raportit të IRNA të martën, presidenti francez Emmanuel Macron, në bisedën e tij të parë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shprehu kënaqësinë e tij për transferimin e ngarkesës së parë të drithit nga porti Odessa. Përpjekjet e Evropës për të vazhduar procesin e eksportimit të grurit ukrainas nga toka dhe deti do të vazhdojnë duke përdorur korridoret e kalimeve humanitare. Ndërkohë, Zelensky në videon e tij të fundit tha se është ende “shumë herët” për të qenë i kënaqur me transferimin e kësaj ngarkese. Macron gjithashtu përsëriti mbështetjen e tij për popullin ukrainas dhe rezistencën e tij. Sipas pallatit Elysee, presidentët e Francës dhe Ukrainës theksuan përpjekjet e përbashkëta për të përballuar "informacionet e rreme" të publikuara nga Rusia në "shkallë globale". Pas disa muajsh ndalim të eksportit të drithit ukrainas për shkak të luftës, dje në mëngjes anija e parë e grurit të këtij vendi u nis nga porti i Odessa për në Liban. Kjo anije pritet të arrijë në vendin e inspektimit në ujërat territoriale turke dhe pas inspektimit do të lëvizë drejt destinacionit të saj përfundimtar, Tripoli në Liban, vend i cili varet shumë nga importet e drithit.