Bie fuqia blerëse e europianëve
Konsumi në Europë ka rënë ndjeshëm edhe në tregtinë elektronike, e cila deri më tani ka përfituar nga pandemia.
Ekspertët thonë se pika më e ultë e konsumit ende nuk është arritur. Tregtarët gjermanë e mbyllën gjysmën e parë të vitit me rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit. Arsyet ishin inflacioni i lartë, kriza e Coronës dhe lufta në Ukrainë. Xhiroja e të ardhurave nga konsumi ka rënë në qershor në 8,8 përqind, krahasuar me një vit më parë, njoftoi të hënën (01.08) Zyra Federale e Statistikave. “Kjo është rënia më e madhe në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar që nga viti 1994”, kumtoi Zyra. Në terma nominalë – pra jo vetëm parë nga çmimet – shitjet ranë me vetëm 0.8 përqind. “Diferenca mes rezultateve nominale dhe reale reflekton me rritje të larta të çmimeve në pakicë, të cilat po ndikojnë dukshëm në besimin e konsumatorit”, shpjeguan statisticienët. Ekonomistët parashikojnë periudha të vështira për vazhdimin e shitjeve me pakicë. Konsumatorët po luftojnë me humbje serioze të të ardhurave reale.” Rritja e çmimeve të gazit do të pakësojë edhe më shumë dëshirën e konsumatorëve për të shpenzuar para këtë vit. “Pika më e ulët e konsumit nuk ka ardhur ende,” thotë kryeekonomisti gjerman në Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank AG, Alexander Krüger. Rënie ka pasur edhe në shitjet online krahasuar me muajin e kaluar: Të ardhurat reale kanë rënë muajin e kaluar për shkak të inflacionit me 1,6 përqind. Tregtia e tekstileve, veshjeve, këpucëve dhe artikujve të lëkurës nuk mundi të vazhdojë tendencën pozitive të vitit dhe ishte 5,4 përqind më e ulët në qershor sesa një muaj më parë.