Putin: Evropa duhet t'i jetë mirënjohëse Erdoganit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i130630-putin_evropa_duhet_t'i_jetë_mirënjohëse_erdoganit
Në takimin e tij me Erdoganin, presidenti rus tha se Evropa duhet t'i jetë mirënjohëse Turqisë dhe Erdoganit, për vazhdimin e furnizimit me gazin rus pa ndërprerje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2022 15:44 Europe/Tirane
  • Putin: Evropa duhet t'i jetë mirënjohëse Erdoganit

Në takimin e tij me Erdoganin, presidenti rus tha se Evropa duhet t'i jetë mirënjohëse Turqisë dhe Erdoganit, për vazhdimin e furnizimit me gazin rus pa ndërprerje.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, presidenti rus Vladimir Putin të premten në Soçi u takua dhe bisedoi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.  Në këtë takim ai tha se Evropa duhet t'i jetë mirënjohëse Turqisë për vazhdimin e transferimit të gazit rus pa ndërprerje.  Putin shtoi se rezultati i bisedimeve me Erdoganin për Sirinë do të sjellë ndryshime në rajon. Duke iu referuar rëndësisë së takimit me Putinin, Erdogan tha se ky takim është shumë i rëndësishëm për të theksuar rolin që kanë luajtur Rusia dhe Turqia në rajon.  Presidenti i Turqisë shprehu shpresën se procesi i importit të energjisë nga Rusia në Turqi do të vazhdojë.  Nga ana tjetër, Peskov, zëdhënës i Pallatit të Kremlinit, njoftoi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare, zbatimin e projekteve të përbashkëta strategjike në fushën e energjisë, eksportin e drithërave ukrainase, si dhe zhvillimet në Siri dhe Nagorni Karabak, të cilat ishin ndër temat e rëndësishme të takimit mes Putinit dhe Erdoganit.