700 mijë hektarë pyje të djegura në Evropë
Zjarret masive që përfshin Evropën këtë verë, kanë djegur një sipërfaqe rekord pyjesh prej 700,000 hektarësh deri më tani, sipërfaqja më e madhe ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve.
Komisioni Evropian i cili bërë dhe vlerësimin, tha se kjo është një ndër verat më të vështira ndonjëherë, dhe sipërfaqja pyjore e djegur, është më e larta që nga viti 2006”. Zjarret që përfshinë Evropën, dogjën edhe dhjetëra shtëpia dhe orën mijëra jetë njerëzish gjithashtu. Ndërkohë që vatra aktive ka ende në Itali, Spanjë e Portugali. Por Evropa nuk ishte e vetmja që përjetoi zjarret masive, edhe në shtete të ndryshme në SHBA u raportuan vatra zjarri masive, duke djegur mijëra ha sipërfaqe me bimësi. Një zjarr tjetër masiv ka djegur edhe sipërfaqe të tëra pyjore në Moskë, ndërsa në Algjeri një zjarr që vazhdon të jetë aktiv nga dje, u ka marrë jetën 38 personave.