Paralajmërimi i Erdoganit për Greqinë
(last modified Fri, 02 Sep 2022 05:28:03 GMT )
Shtator 02, 2022 07:28 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Erdoganit për Greqinë

Presidenti i Turqisë bëri një paralajmërim për Greqinë duke u mbështetur në potencialet e dronëve turq.

Sipas radiotelevizionit TRT, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke folur për interceptimin e avionëve turq nga radarët grekë, tha: "Ne e dimë se ata që me sjellje abuzive krijojnë pasiguri në detin Egje në çdo rast janë vetëm një vegël dhe lufta e vërtetë kryhet nga ata  që janë pas tyre". Erdogan shtoi se Turqia është e pranishme me dronë dhe tani e tutje edhe me helikopterë Gokbig, dhe tani me këto armë jemi përballë atyre që ndjekin politika armiqësore ndaj Turqisë. Sipas Ankarasë, avionët F-16 turq u interceptuan në Detin Mesdhe më 23 gusht nga sistemi grek i mbrojtjes ajrore S-300 i dislokuar në ishullin e Kretës.

 

Tags