Zyrtari amerikan: Po shqyrtojmë përgjigjen e Iranit
Zëdhënësi rajonal i Departamentit të Punëve të Jashtme të SHBA-së deklaroi se Uashingtoni po shqyrton opinionin e Teheranit në lidhje me përgjigjen e SHBA ndaj draft-tekstit të BE-së mbi një marrëveshjeje të mundshme për heqjen e sanksioneve dhe do t'i përgjigjet asaj në kohën e duhur.
Sipas IRNA, Samuel Verberg, zëdhënësi rajonal i Ministrisë së Punëve të Jashtme të SHBA-së, deklaroi në një intervistë për kanalin televiziv "Al-Sharq" se vendi i tij është duke u konsultuar me aleatët e tij në lidhje me reagimin e Iranit ndaj këndvështrimit të SHBA-së për draft-tekstit mbi marrëveshjen bërthamore dhe SHBA-të do t'i dërgojnë përgjigjen e tyre Bashkimit Evropian, i cili luan rolin e ndërmjetësit, pas përfundimit të konsultimeve. Samuel Verberg deklaroi se SHBA po koordinohet dhe konsultohet me aleatët evropianë që nënshkruan këtë marrëveshje (Anglinë, Francën dhe Gjermaninë). Ai shtoi: Ne duhet të shqyrtojmë këndvështrimin e Iranit dhe ne do t'i përgjigjemi atij në kohën e duhur përmes ndërmjetësimit evropian. Presidenti i Republikës së Iranit, Ebrahim Raisi, të hënën e kaluar në një konferencë me mediat vendase dhe të huaja, deklaroi: "Negociatat synojnë heqjen e sanksioneve dhe ata që kanë braktisur angazhimet duhet të kthehen dhe të përmbushin angazhimet e tyre. Theksi ynë në këto negociata është heqja e sanksioneve".