Hungaria: Kriza energjetike do ta gjunjëzojë Evropën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131784-hungaria_kriza_energjetike_do_ta_gjunjëzojë_evropën
Kryeministri i Hungarisë kritikoi politikën evropiane të sanksioneve ndaj Rusisë dhe tha se përpjekja për të dobësuar rusët nuk ishte e suksesshme dhe përkundrazi, inflacioni i rëndë dhe mungesa e energjisë e shkaktuar nga sanksionet mund ta gjunjëzojnë Evropën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 08, 2022 20:17 Europe/Tirane
  • Hungaria: Kriza energjetike do ta gjunjëzojë Evropën

Kryeministri i Hungarisë kritikoi politikën evropiane të sanksioneve ndaj Rusisë dhe tha se përpjekja për të dobësuar rusët nuk ishte e suksesshme dhe përkundrazi, inflacioni i rëndë dhe mungesa e energjisë e shkaktuar nga sanksionet mund ta gjunjëzojnë Evropën.

Duke refuzuar kufizimet e vendosura nga partnerët e saj në furnizimin me naftë dhe gaz rus, Hungaria deri më tani ka mundur të shmangë krizën më të keqe energjetike që aktualisht ka vënë nën presion Evropën. Sistemi i përcjelljes së sanksioneve Castellum.Ai, llogariti se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë vendosur gjithsej rreth 11,800 sanksione kundër Rusisë që nga fillimi i krizës në Ukrainë në vitin 2014, nga të cilat 9,200 ishin pas fillimit të "operacioneve speciale ushtarake ruse në Ukrainë". Sipas agjencisë së lajmeve Fars, kryeministri hungarez Viktor Orban njoftoi të enjten se mijëra sanksione të vendosura nga Perëndimi kundër Rusisë nuk kanë funksionuar siç mendohej dhe në vend të kësaj ato po kërcënojnë ta tërheqin Evropën në një krizë të rëndë. Orban tha: Aktualisht, më shumë se 11,000 sanksione janë vendosur kundër Rusisë, por përpjekjet për të dobësuar rusët nuk kanë qenë të suksesshme, dhe përkundrazi, inflacioni i rëndë dhe mungesa e energjisë e shkaktuar nga sanksionet mund të gjunjëzojnë Evropën. Kryeministri hungarez paralajmëroi më tej se nëse Evropa nuk e ndryshon kursin e saj, situata në këtë rajon vetëm sa do të përkeqësohet për shkak se Evropës po i mbaron energjia. Orban më pas siguroi se Budapesti nuk do të vuante llojet e mungesave të energjisë me të cilat po përballen fqinjët e Hungarisë.