Hungaria në rrugën e daljes nga Bashkimi Evropian
Ministri i Çështjeve Evropiane të Republikës Çeke paralajmëroi se me qëndrimet e saj të fundit Hungaria është në rrugën e daljes nga Bashkimi Evropian.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Miklas Beck, ministri i Çështjeve Evropiane të Republikës Çeke, paralajmëroi se qëndrimi i Hungarisë ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë ka bërë që të shohim se ky vend potencialisht po largohet nga Bashkimi Evropian. Beck shtoi: "Negociatat në Bashkimin Evropian janë shpesh të vështira dhe shumë vende mund të kontestojnë në to, por unë besoj se Hungaria ka bërë një rrugë të gjatë dhe ka arritur në skajin e humnerës". Nga ana tjetër, presidenti hungarez Katalin Novak tha të premten (9 shtator) në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, se sanksionet e BE-së po dëmtojnë Evropën në vend të Rusisë dhe inflacioni në BE po rritet ndjeshëm. Më herët, kryeministri hungarez Viktor Orban tha se mijëra sanksione të vendosura nga Perëndimi kundër Rusisë nuk kanë funksionuar siç synohej dhe përkundrazi kërcënojnë ta zhytin Evropën në një krizë të rëndë. Duhet theksuar se duke refuzuar kufizimet e vendosura nga partnerët e saj në furnizimin me naftë dhe gaz rus, Hungaria ka mundur të shmangë krizën më të rëndë energjetike që aktualisht po ushtron presion mbi fqinjët evropianë.