Pretendimi i Borrell për negociatat për heqjen e sanksioneve
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, pohoi se negociatat për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore kanë hyrë në një qorrsokak.
Borrell në një intervistë për AFP pohoi: “Për fat të keq, për shkak të situatës politike në Shtetet e Bashkuara dhe për faktin se shumë çështje janë ende të pazgjidhura, ne kemi mbetur në një lloj ngërçi”. Borrell më herët në një konferencë shtypi tha se negociatat për marrëveshjen bërthamore të Iranit po i ndajnë palët në vend që të konvergojnë opinionet. Ai theksoi: Pozicionet nuk janë afruar, por janë larguar. Borrell tha se kjo ishte "shumë shqetësuese", sepse marrëveshja mund të rrezikohet përfundimisht. Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë diskutuar përgjigjet e njëri-tjetrit ndaj tekstit të propozuar nga Bashkimi Evropian për të ringjallur marrëveshjen bërthamore, e cila, sipas Burrelit, është draft teksti i fundit dhe propozimi i fundit për të arritur një marrëveshje mbi ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Pretendimi i ri i Borrel për bllokimin e negociatave për heqjen e sanksioneve vjen në një kohë kur Irani ka shprehur qartë qëndrimin e tij bazuar në domosdoshmërinë e pranimit të kërkesave të tij logjike dhe ligjore nga Shtetet e Bashkuara për rizbatimin e detyrimeve të marrëveshjes bërthamore, ndërsa perëndimorët, veçanërisht Amerika është ajo që në vend që të mbajë një pozicion konstruktiv për të arritur përfundimin e këtyre negociatave dhe për t'u kthyer në zbatimin e marrëveshjes, po pengojnë vazhdimisht në këtë fushë. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian të mërkurën theksoi se Republika Islamike ishte e përkushtuar për vazhdimin e negociatave dhe e gatshme për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje "të fortë dhe të qëndrueshme". "Arritja e një marrëveshjeje është e mundur me veprimin realist të palës amerikane," tha Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian Shtetet e Bashkuara, nën ish-presidentin Donald Trump, u larguan nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, duke rikthyer sanksionet që kishin hequr. Ministri i Jashtëm iranian shpresoi gjithashtu që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) të zbatojë detyrën e saj teknike në lidhje me Republikën Islamike dhe të shmangë adoptimin e një qasjeje të motivuar politikisht ndaj Iranit.