Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i131966-armenia_dhe_azerbajxhani_ranë_dakord_për_një_armëpushim
Një zyrtar armen i sigurisë njoftoi se Jerevani dhe Baku kanë rënë dakord për një armëpushim për t'i dhënë fund dhunës së dy ditëve të fundit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 15, 2022 07:32 Europe/Tirane
  • Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim

Një zyrtar armen i sigurisë njoftoi se Jerevani dhe Baku kanë rënë dakord për një armëpushim për t'i dhënë fund dhunës së dy ditëve të fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, pas dy ditësh luftime midis dy vendeve mbi territoret e Nagorno-Karabakut, Armen Gregorian, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë, tha: "Me pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar, u bë e mundur që të arrihet një marrëveshje për një armëpushim". Autoritetet e Republikës së Azerbajxhanit kanë heshtur për këtë armëpushim që synon të ndalë tensionin më vdekjeprurës mes këtyre dy vendeve që nga viti 2020. Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, i tha parlamentit të vendit të tij se 105 ushtarë armenë janë vrarë që nga fillimi i dhunës këtë javë. Republika e Azerbajxhanit njoftoi gjithashtu vdekjen e 50 ushtarëve të saj në ditën e parë të përleshjeve. Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, shprehu shqetësimin e tij për konfliktet e fundit përgjatë kufirit të Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe kërkoi që të merren hapa të menjëhershëm për zgjidhjen e tensionit mes dy vendeve. Mëngjesin e së martës, ka pasur përleshje të ashpra mes ushtrive të Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit, të cilat sipas ministrive të mbrojtjes të të dyja palëve kanë dëshmuar të shtëna dhe shkëmbim zjarri në disa pika kufitare.