Nancy Pelosi mbërriti në Armeni pas konfliktit kufitar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132030-nancy_pelosi_mbërriti_në_armeni_pas_konfliktit_kufitar
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, mbërriti sot (e shtunë) në Armeni, ndërsa përleshjet vdekjeprurëse kufitare midis këtij vendi dhe Republikës së Azerbajxhanit në ditët e fundit rrezikuan përpjekjet e Perëndimit për të ndërmjetësuar një paqe të qëndrueshme midis dy shteteve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 17, 2022 19:26 Europe/Tirane
  • Nancy Pelosi mbërriti në Armeni pas konfliktit kufitar

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, mbërriti sot (e shtunë) në Armeni, ndërsa përleshjet vdekjeprurëse kufitare midis këtij vendi dhe Republikës së Azerbajxhanit në ditët e fundit rrezikuan përpjekjet e Perëndimit për të ndërmjetësuar një paqe të qëndrueshme midis dy shteteve.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, vizita e Pelosit është "një simbol i fuqishëm i angazhimit të vendosur të Shteteve të Bashkuara për një Armeni demokratike dhe të begatë dhe për rajonin e qëndrueshëm dhe të sigurt të Kaukazit". Pelosi tha se udhëtimi ishte planifikuar para përshkallëzimit të fundit të dhunës në kufirin mes dy vendeve dhe se ishte me ftesë të armenëve. Këto janë përleshjet më vdekjeprurëse qëkur Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë gjashtëjavore më 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.