Pelosi kundërshton përpjekjet për për ndryshimin e kufijve të Armenisë
Nensi Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, gjatë vizitës së saj në Armeni theksoi mbështetjen për paqen dhe demokracinë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ka udhëtuar në Jerevan në mes të tensioneve midis Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit.
Në një pjesë të fjalimit të saj në Parlamentin e Armenisë, Pelosi tha se ajo dënon sulmet e Azerbajxhanit ndaj Armenisë dhe se zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk është në veprimet ushtarake.
Parlamenti i Armenisë njoftoi gjithashtu se Nancy Pelosi vizitoi kompleksin "Memorial të Gjenocidit Armen" në Jerevan të dielën dhe në një deklaratë për këtë udhëtim tha: "Një delegacion i kryesuar nga Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, ndodhet në Armeni. Më 27 shtator, zyrtarë të lartë vizituan kompleksin memorial së bashku me Alan Simonyan, kryetarin e Asamblesë Kombëtare. Delegacioni amerikan vizitoi edhe dokumentet lidhur me gjenocidin armen".
Zyra për shtyp e Parlamentit të Armenisë njoftoi gjithashtu: “Ju kujtojmë se Nancy Pelosi pati një kontribut të rëndësishëm në miratimin e rezolutës për njohjen e gjenocidit armen. Kjo rezolutë u miratua gjatë mandatit të dytë të Nancy Pelosit si kryetare e Kongresit të Amerikës".
Dje (e shtunë), ambasada amerikane në Jerevan njoftoi se Pelosi do të takohet me kryeministrin armen Nikol Pashinyan, kryetarin e Asamblesë Kombëtare Alan Simonyan dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë nga 17 deri më 19 shtator për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën aktuale të sigurisë. Të dy palët gjatë këtyre takimeve do të diskutojnë edhe për konfliktet e fundit në rajon.
Aktualisht, kanë kaluar disa dekada nga konflikti midis Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit për rajonin malor të Karabakut. Negociatat mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre kanë nisur me ndërmjetësimin e Rusisë, por deri më tani nuk kanë arritur në një përfundim.
Gjithashtu, këto negociata janë kritikuar ashpër nga populli armen.