Evropa ndau 500 miliardë euro për të përballuar krizën energjetike
Sipas rezultateve të grupit të ekspertëve Bruegel, Evropa ka shpenzuar pothuajse 500 miliardë euro vitin e kaluar (2021) për të ulur pasojat e rritjes së çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.
Studimi i institutit Bruegel në Bruksel njoftoi se 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndarë gjithsej 314 miliardë euro për të reduktuar këtë problem dhe Mbretëria e Bashkuar ka ndarë 178 miliardë euro. Edhe pse sipas institutit Bruegel, ndërhyrjet e qeverisë në këtë fushë kanë qenë të orientuara drejt strukturimit, por duhet theksuar se shumica e masave të marra janë të përkohshme. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është deri tani shpenzuesi më i madh në bllok, me Berlinin që caktoi 100 miliardë euro krahasuar me 59 miliardë euro të Italisë ose 20 miliardë euro të Estonisë. Kroacia, Greqia, Italia dhe Letonia së bashku kanë lënë mënjanë më shumë se tre përqind të PBB-së së tyre për t'u përballur me krizën energjetike. Krahas krizës energjetike në Europë, çmimi i energjisë elektrike në tregun europian ka pësuar një rritje të paprecedentë, kështu që çmimi i saj në tregun francez është rritur me më shumë se 500% në një vit.