Shtator 27, 2022 10:14 Europe/Tirane
  • Edward Snowden-it iu dha shtetësia ruse

Edward Snowden, një punonjës dhe kontraktor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, të hënën u bë shtetas rus me urdhër të Vladimir Putin.

Sipas IRNA; Vladimir Putin i dha shtetësinë ruse Edëard Snowden, nëntë vjet pasi ai zbuloi operacionin masiv të spiunazhit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA. Në vitin 2013, 39-vjeçari Snowden u largua nga Shtetet e Bashkuara dhe shkoi në Rusi pasi publikoi informacione konfidenciale që ekspozonin operacionet e gjera të spiunazhit vendas dhe ndërkombëtar të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), ku ai punonte. Për vite me radhë, autoritetet amerikane donin të ekstradonin Snowden për procedime ligjore për akuzat e tij për spiunazh. Pas zbulimit të këtyre dokumenteve, ai vendosi të shkonte në Ekuador përmes Hong Kongut, por pasi pasaporta e tij u shpall e pavlefshme nga qeveria amerikane, atij iu desh të qëndronte në Rusi. Policia Federale e SHBA (FBI) ka akuzuar Snowden për vjedhje të dokumenteve të qeverisë amerikane dhe spiunazh. Nëse kthehet në Amerikë, ai kërcënohet me burg. Snowden ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të kthehet në vendlindjen e tij nëse merr garanci për një gjykim të drejtë.

Tags