Bota me shumë pole dhe Perëndimi i cili nuk ka vlerë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132506-bota_me_shumë_pole_dhe_perëndimi_i_cili_nuk_ka_vlerë
Bota është në prag të përballjes me ndryshime gjeopolitike globale dhe një tranzicion drejt multipolaritetit, ndërkohë që epokës së hegjemonisë së Perëndimit po i vjen fundi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2022 16:07 Europe/Tirane
  • Bota me shumë pole dhe Perëndimi i cili nuk ka vlerë

Bota është në prag të përballjes me ndryshime gjeopolitike globale dhe një tranzicion drejt multipolaritetit, ndërkohë që epokës së hegjemonisë së Perëndimit po i vjen fundi.

Kjo frazë nuk është thënë nga një kritik i ashpër dhe i përbetuar i botës unipolare apo i politikave perëndimore, por nga një person që për shumë vite gjatë qëndrimit në krye të qeverisë së Anglisë, ishte një nga shtyllat kryesore për imponimin e vlerave perëndimore në botë dhe sigurisht unilateralizmit, të paktën në përputhje me politikën kolonialiste të Britanisë në të gjitha pjesët e botës. Tony Blair, i cili ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në 2007, në fjalimin e tij vjetor në Fondacionin Ditchley, deklaroi: "Ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli do të vijë nga Kina, jo nga Rusia. Po i afrohemi fundit të dominimit dhe hegjemonisë politike dhe ekonomike të Perëndimit. Bota do të jetë të paktën dypolare dhe ndoshta edhe shumëpolare. Kjo është hera e parë në historinë bashkëkohore që Lindja mund të jetë në kushte të barabarta me Perëndimin”. Prej vitesh, propozimi i rënies së botës unipolare dhe zbehja e dominimit dhe hegjemonisë perëndimore dhe rendit botëror që është ndërtuar dhe vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, është diskutuar në qarqet akademike, grupe të ekspertëve dhe nëpër media të ndryshme. Madje, herë pas here qëndrime të tilla kanë marrë dhe marrin edhe personalitete të cilët si shtetarë dhe politikanë, kanë luajtur një rol të veçantë në konsolidimin e themeleve të dominimit dhe hegjemonisë perëndimore në botë. Kjo temë edhe një herë është diskutuar gjatë debateve të ashpra dhe polemikave në lidhje me të ardhmen e botës dhe procesin që do të ndiqet duke shtruar një pyetje të rëndësishme se “me përfundimin e katër shekujve të dominimit dhe hegjemonisë perëndimore, si do të jetë rendi botëror në shekullin 21?” Përpara se t'i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duket e nevojshme t'i referohemi historisë së formimit të dominimit dhe hegjemonisë perëndimore: kur filloi dominimi dhe hegjemonia perëndimore? Fillimi i dominimit dhe hegjemonisë perëndimore duhet të konsiderohet që nga shekujt XVI dhe XVII, do të thotë shekujt e zbulimeve të mëdha të bëra nga Spanja dhe Portugalia. Dominimi perëndimor vazhdoi deri në shekullin e 18-të, i cili mund të përshkruhet si shekulli i Francës. Pastaj, shekulli i 19-të, me padyshim se i përkiste dominimit dhe hegjemonisë së Anglisë. Dhe së fundi shekulli i 20-të, është periudha kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës zëvendësuan Evropën për të imponuar vlerat perëndimore mbi popujt e botës si një mënyrë për të shpëtuar kombet. Pas Luftës së Dytë Botërore, presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar rrugën të cilën e kishte themeluar Wodro Wilson relativisht të suksesshme në vitin 1919. Si rezultat i asaj rruge, u formuan institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në bazë të vlerave të krijuara në Evropë, sidomos Organizata e Kombeve të Bashkuara, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, të cilat që të tria këto institucione janë themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë mes, Lufta e Ftohtë jo vetëm që i imponoi botës një rivalitet dhe konkurrencë të ashpër 35 vjeçare mes dy poleve të asaj kohe, do të thotë Bashkimit të Republikave Sovjetike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por Lufta e Ftohtë i imponoi botës edhe një stabilitet dypolar ose një stabilitet i bazuar në dy blloqe. Pastaj, historia shënoi një fillim të ri dhe që nga ajo kohë, bota u përball me zhvillime të konsiderueshme që secili prej atyre zhvillimeve është shoqëruar gjithashtu me ndryshime të mëdha gjeopolitike. Bota bashkëkohore ndërkohë e regjistroi vitin 1979 përgjithmonë në historinë e vet. Edhe pse çdo kush mund të ketë mendimin e vet në lidhje me këtë çështje, mirëpo viti 1979, ishte një vit i cili u shoqërua me tre ngjarje dhe zhvillime shumë të ndryshme nga njëra-tjetra që me kuptimin e vërtetë të fjalës, kanë ngjalluar reagim zinxhirore të cilat edhe sot reflektohen dhe mund të vërehen në përmasa botërore. Ngjarja e parë u shënuar më 11 shkurt të vitit 1979 në Iran, me rrëzimin e regjimit mbretëror të Shahut. Në atë ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbën aleatin e tyre më të mirë në Lindjen e Mesme. Mirëpo më e rëndësishme se të gjitha, ardhja në pushtet e Imam Khomejnit (ra) ndryshoi tërësisht situatën dhe rrethanat në të gjithë rajonin. Deri në atë kohë, shtetet zhvillonin rivalitetin dhe konkurrencën mes tyre për t’u bërë udhëheqës i rajonit në bazë të ligjeve dhe rregullave tradicionale. Mirëpo Imam Khomejni (ra) e prezantoi veten mbështetës të myslimanëve në çdo vend që të jenë. Bota shumë shpejtë i pa pasojat e këtij veprimi; së pari në Liban me formimin dhe paraqitjen e Hezbullahut si një faktor politik dhe ushtarak vendimtar në nivel vendor dhe rajonal, më pas edhe në Irak në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2003 filluan agresionin dhe pushtimin ushtarak të Irakut. Gjithashtu edhe në Siri, në vitin 2011, me fillimin e luftës së brendshme nga ana e grupeve militante dhe terroriste të cilat synuan ta sfidojnë qeverinë e presidentit sirian Bashar Asad. Gjithashtu edhe Jemeni u bë një arenë e zhvillimeve të veçanta.

Ndryshimi i dytë i madh në vitin 1979, u shënua në Kinë. Dang Shjaping arriti ta stabilizojë pushtetin dhe të fillojë zbatimin e reformave ekonomike. Ai këtë punë të madhe e bëri në mënyrë graduale dhe me një pragmatizëm të veçantë i cili ishte karakteristikë e udhëheqjes së tij. 40 vite më vonë, ne po i shikojmë gjurmët dhe rezultatet e atij ndryshimi. Me padyshim se ky ndryshim mund të konsiderohet ndryshimi më i shpejtë dhe më i madh ekonomik dhe shoqëror në historinë e njerëzimit. Edhe vende të tjera si Koreja Jugore ose Singapori ndërtuan ekonominë e tyre me po atë shpejtësi të madhe. Mirëpo Kina është i vetmi vend i cili ka qenë i suksesshëm në përmasa të një vendi me popullsi të madh prej 1.4 miliardë banorë!

Ngjarja e tretë e cila në asnjë mënyrë nuk është e lidhur me dy ngjarjet e mëparshme, ka ndodhur në ditën e krishtlindjeve të vitit 1979. Në atë ditë, ushtria e ish-Bashkimit Sovjetik filloi agresionin ushtarak kundër Afganistanit dhe vetëtoi të gjitha zhvillimet pas saj, sidomos paraqitjen e fuqishme të Bashkimit Sovjetik jo vetëm në Afganistan, por edhe në kontinentin e Afrikës si në Angola dhe Etiopi. Përball kësaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të preokupuara me problemet e tyre të brendshme dhe sidomos me krizën e pushtimit të ambasadës së tyre në Teheran, një krizë kjo e cila përfundoi me çmimin e presidencës së Karter. Më pas zhvillimet ndodhen njëra pas tjetrës: rrëzimi i Murit të Berlinit në vitin 1989, dy vite më vonë, në vitin 1991 shkatërrimi i Bashkimit të Republikave Sovjetike me çmimin e shpëtimit të Rusisë me vendimin e Boris Jelcin dhe ndarjen e shteteve të tjera nga Bashkimi i Republikave Sovjetike në Evropën Lindore dhe rënia e ideologjive të tilla si komunizmi që kishin qëndruar me shekuj, ndërkohë që kjo u shoqërua me ngritjen e fuqisë së ekonomisë së tregut si rezultat i globalizimit të ekonomisë, proces ky që mori hove të madh dhe u zhvillua shumë shpejtë. Revolucioni teknologjik i ka dhënë një ndihmë të madhe botës një polare me në krye Amerikën dhe në këtë mes Amerika e cila e shikonte veten pa rival dhe pa konkurrent, e shfrytëzoi këtë rast për të imponuar disa vlera të caktuara në botë, mirëpo ndodhja e sulmeve kundër kullave binjake të Qendrës së Tregtisë Botërore në vitin 2001 dhe si pasojë e atyre sulme, sulmi ushtarak kundër Afganistanit dhe Irakut si dhe disa vite më pas, shpërthimi i krizës financiare të viteve 2007-2008, në realitet sfiduan imazhin e Amerikës në radhë të parë dhe natyrisht edhe imazhin e të gjithë Perëndimit.

Bota në fakt e pa se bota me blloqe pas Luftës Botërore dhe rendi të cilin e pretendonin Amerika dhe Perëndimi, nuk mund t'i tejkalonin në mënyrë të sigurt krizat e tilla. Ndërkohë, fuqitë në zhvillim e sipër sfiduan gjithashtu rendin perëndimor dhe pozitën e Amerikës si një superfuqi pa rival dhe pa konkurrent. Formimi i organizatës BRICS, e përbërë nga fuqi ekonomike dhe politike në zhvillim e sipër, si dhe me globalizimin e ekonomisë, nuk duronin më vlerat dhe normat perëndimore që kishin formuar themelet e rendit perëndimor për më shumë se 4 shekuj.

Këto vende duan t'u kthehen vlerave kombëtare që janë të rrënjosura në kujtesën e tyre kolektive. Kështu, Rusia e Putinit ëndërron të rindërtojë Perandorinë Ruse të Katerinës së Madhe. Turqia e Erdoganit dëshiron të hedhë trashëgiminë e Ataturkut në koshin e historisë dhe të ndërtojë diçka më të madhe! Edhe Irani me vlerat e tij islame, ka gjetur shumë përkrahës. India e Mudit dëshiron të promovojë dhe të zhvillojë vlerat e hinduizmit dhe Xi Xhinping i Kinës dëshiron të rilidhet me të kaluarën e lavdishme të dinastive të mëdha të Mbretërisë së Mesme. Gjatë dekadës brilante të sundimit hegjemonist të vlerave perëndimore 1991-2001, perëndimorët besonin, ose të paktën shpresonin se gradualisht të gjitha vendet në zhvillim e sipër dhe fuqitë e reja do të ndiqnin jo vetëm rregullat e ekonomisë së tregut, por edhe vlerat të cilat përbëjnë themelet e rendit perëndimor. Por sot ky iluzion është zhdukur.

Zhvillimet e brendshme të Amerikës dhe sfidat e shkaktuara nga problemet ekonomike, gabimet strategjike në politikën e jashtme të Amerikës gjatë presidencës së Obamas; më shumë se më parë krijuan kushtet për rënien e fuqisë së Amerikës në rendin botëror, por me zgjedhjen e Donald Trump në nëntor të vitit 2016 si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky proces i de-perëndimorizimit në rendin botëror u përshpejtua në mënyrë dramatike. Donald Trump me politikën “America First”, në realitet vendosi në krye të prioriteteve kthimin në politikat të cilat i themeloi Monroe; që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të përfshihen në çështje jashtë kufijve të saj. Situata e brendshme e Amerikës dhe fakti që shtresa e mesme në këtë vend nuk gëzon më prosperitetin e "ëndrrës amerikane", tregon se një vend që në një periudhë të historisë e konsideronte veten si e vetmja superfuqi me ndikim dhe e vetmja hegjemoni vlerat e të cilës mirëpriteshin në shoqëri të ndryshme të botës, tani më nuk i ka mbetur asgjë për t’i ofruar shoqërive të tjera. Sot, Perëndimi, dhe sigurisht Amerika, si simbol i vlerave perëndimore, po përballet me sfida serioze për të ruajtur rendin i cili pas Luftës së Dytë Botërore, e vuri botën në një rrugë në të cilën ndjekja e vlerave perëndimore konsiderohej pashmangshmërisht si e vetmja mënyrë e jetës shoqërore ndërkombëtare, por shfaqja e fuqive të reja ekonomike si Kina, ndikimi i fuqive të tilla si Rusia në ekuacionet globale, formimi i aleancave ekonomike dhe të sigurisë rajonale dhe jashtërajonale si BRICS, Shanghai, ASEAN, Bashkimi Euroaziatik, dhe një sërë të organizata të tjera; të gjitha konfirmojnë faktin se vlerat perëndimore dhe bota unipolare po përballen me shumë sfida serioze. Tony Blair e konsideron Kinën si superfuqinë e dytë në botë, fuqia dhe roli ekonomik i së cilës në ekonominë botërore e tejkalon atë të Rusisë dhe thekson se Kina ka kaluar madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumë fusha teknologjike. Sipas Tony Blair, "Kina nuk insiston të fshehë pikëpamjen e saj përçmuese ndaj Perëndimit dhe po ecën përpara për të arritur marrëdhënie më të forta me Rusinë". Por pika që thekson ish-kryeministri i Anglisë në fjalimin e tij për Iranin, tregon pozitën me ndikim të konsiderueshëm të Iranit në zhvillimet globale. Ai thotë: “Rusia dhe ndoshta Irani do të bëhen aleatë të Kinës në të ardhmen”. Blair i rekomandon Perëndimit të miratojë dhe ta ndjek një politikë të "forcës të shoqëruar me ndërveprim" ndaj Kinës. Nga fjalët e Tony Blair, ne mund të kuptojmë se bota e ardhshme është bota e multilateralizmit dhe ndërveprimit kolektiv dhe e partneritetit në menaxhimin e saj; një botë ku rendi perëndimor dhe vlerat e imponuara nga shtetet perëndimore nuk kanë vend në të dhe se ideologjia perëndimore po përballet me sfida aq serioze sa që fjala "rënie" nuk mjafton për ta përshkruar atë. Në këtë mënyrë rënia e hegjemonisë perëndimore gjithnjë e më shumë po bëhet më e dukshme se kurrë dhe "tranzicioni drejt një bote shumëpolare", siç thekson Tony Blair, me rolin e luajtur nga fuqitë rajonale po i afrohet qëllimit të tij me një shpejtësi përtej imagjinatës.