Punonjësit britanikë të postës futen në grevë
(last modified Wed, 28 Sep 2022 10:13:52 GMT )
Shtator 28, 2022 12:13 Europe/Tirane
  • Punonjësit britanikë të postës futen në grevë

Punonjësit e Royal Mail do të futen në grevë për 19 ditë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, një sindikatë në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se greva e punonjësve të British Post do të mbahet në tetor dhe nëntor për 19 ditë dhe shkak për këtë, është protesta e punonjësve kundër pagave dhe kushteve të punës. "British Communications Workers Union" është sindikata kryesore për përmbushjen e kërkesave të punonjësve të komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithashtu përfaqëson punonjësit e postës së këtij vendi. Sipas këtij raporti, për shkak të afërsisë së ngjarjeve si “E Premtja e Zezë”, “E hëna virtuale” dhe Krishtlindjet, kjo grevë do të ketë “ndikim të rëndësishëm” në ofrimin e shërbimeve postare në kohët e pikut të nevojës për këto shërbime. Shkak i grevës ishte vendimi i zyrtarëve të lartë të kompanisë Royal Mail për t'u tërhequr nga marrëveshjet e mëparshme, duke tentuar të zvogëlojnë përfitimet e punonjësve të kompanisë dhe të margjinalizojnë plotësisht sindikatat e punëtorëve. Kjo kompani ishte në grevë edhe në fillim të verës së këtij viti.  Në atë grevë, punonjësit e kompanisë protestonin për rritjen me 2% të pagave, në një situatë ku inflacioni ishte afër 10%. Punëtorët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë nën presion ndërsa kriza e kostos së jetesës po thellohet.  Këto presione kanë çuar në protesta dhe greva në Britani.

Tags