Thirrja e sindikatave franceze për një grevë mbarëkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i132582-thirrja_e_sindikatave_franceze_për_një_grevë_mbarëkombëtare
Sindikatat franceze bënë thirrje për një grevë mbarëkombëtare për të protestuar ndaj reformave të pensioneve dhe krizës së kostos së jetesës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2022 05:38 Europe/Tirane
  • Thirrja e sindikatave franceze për një grevë mbarëkombëtare

Sindikatat franceze bënë thirrje për një grevë mbarëkombëtare për të protestuar ndaj reformave të pensioneve dhe krizës së kostos së jetesës.

Sipas IRNA, ndërsa kushtet e jetesës së njerëzve në Francë bëhen më të vështira, sot janë planifikuar të mbahen më shumë se 200 demonstrata mbarëkombëtare me titullin “Rritja e pagave, jo mosha e daljes në pension”. Gjithashtu, në këtë grevë është kërkuar të bashkohen edhe punonjësit e hekurudhave Kombëtare Franceze për të rritur mundësinë e anulimit të punës së trenave. Sipas raportit, disa shoferë kamionësh dhe punëtorë detarë do të ndalojnë punën, si dhe disa punonjës e mësues të kopshteve dhe shkollave fillore. Një numër i punëtorëve të rafinerisë që punojnë për Total Energy gjithashtu do të futen në grevë për paga më të larta.  Tre të katërtat e punonjësve të kompanisë franceze Total Energy të martën kanë nisur grevën e tyre treditore; Një veprim ky që ka shkaktuar shqetësime për ndërprerjen e pikave të karburantit në Francë. Gazeta franceze “Liberation” e ka përcjellë këtë lajm si shqetësim për ndërprerjet në funksionimin e pikave të karburantit dhe ka shkruar: 35,000 punonjës të Total Energy kërkojnë rritje të pagave me 10%, ndërkohë që kompania realizoi një fitim të konsiderueshëm në tremujorin e dytë të këtij viti për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të karburanteve pas luftës në Ukrainë.