Rusia vuri veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit
Rusia vuri veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit për aneksimin e katër rajoneve tw Ukrainws në territorin e Federatës Ruse.
Të premten në mbrëmje Rusia vuri veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit që dënon aneksimin e katër rajoneve tw Ukrainws në territorin rus, ndërsa Kina abstenoi nga votimi për këtë rezolutë. Të premten, presidenti rus Vladimir Putin dhe krerët e Donetskut, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia nënshkruan dokumentet e bashkimit të këtyre katër rajoneve në Federatën Ruse. Kjo ndodhi pas të gjitha votimeve që u mbajtën në këto zona. Referendumi për bashkimin e këtyre rajoneve me Rusinë filloi të premten (23 shtator) dhe u mbajt deri më 27 shtator. Rajonet e Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaprozhia përbëjnë rreth 15% të territorit të Ukrainës. Në rajonin e Donetskut, 99,23% mbështetën bashkimin me Rusinë dhe përqindja e pjesëmarrjes në këtë referendum ishte 97,51%. Në Luhansk, 98,42% votuan pro bashkimit me Rusinë, në Kherson, niveli i mbështetjes ishte 87,5% dhe në Zaporizhia, 90,1%. Më parë, në vitin 2014, gadishulli i Krimesë u nda nga Ukraina dhe u aneksua në territorin e Rusisë duke mbajtur një referendum, i cili nuk njihet nga Kombet e Bashkuara.