Greva mbarëkombëtare e punonjësve të hekurudhave paralizon transportin në Angli
Dhjetëra mijëra punonjës britanikë të hekurudhave në Angli të shtunën hoqën dorë nga puna për të protestuar kundër kushteve të këqija të punës dhe për të kërkuar paga më të mira duke hyrë kështu në grevën më të madhe të shekullit.
Në këtë grevë, e cila u zhvillua për herë të parë me bashkëpunimin kolektiv të sindikatave të hekurudhave, janë ndalur shumë linja hekurudhore. Në shumë zona nuk qarkullojnë trena dhe shërbimet mes qyteteve gjithashtu janë ndalur. Kjo është në kohën kur në Birmingham ka nisur konferenca vjetore e partisë konservatore në pushtet dhe kështu është bërë e vështirë udhëtimi nga kryeqyteti drejt këtij qyteti. Me grevën e drejtuesve të trenave, vetëm rreth 11% e rrjetit hekurudhor në Angli është aktiv.
Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Ipsos Murray, shumica e britanikëve mbështesin grevën e punëtorëve të rrjetit hekurudhor. Sipas anketës, 43% mbështesin grevën dhe 31% janë kundër.
Sipas raportit të fundit të Byrosë Kombëtare të Statistikave, norma e inflacionit në Angli ka arritur në 9.9% dhe pritet të arrijë në 22% në muajt në vijim. Banka Qendrore e Anglisë ka njoftuar gjithashtu se ky vend është ndoshta në një gjendje recesioni ekonomik.