Sanksionet e reja të Kanadasë kundër Iranit
Kryeministri i Kanadasë të premten njoftoi se vendi do të ndjekë një sërë masash të reja financiare dhe imigracioni kundër Iranit, si dhe zgjerimin e regjimit të sanksioneve, me pretekstin e trazirave në Iran.
Sipas raportit të IRNA, Justin Trudeau duke ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit tha se Kanadaja ka vendosur të parandalojë hyrjen e më shumë se 10,000 anëtarëve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në vend. Ai pretendoi se vendi po zgjeron sanksionet kundër Iranit dhe shtoi se ka ndarë 76 milionë dollarë për të forcuar kapacitetin e Kanadasë për të zbatuar masa të tilla. Ndërkohë që kryeministri i Kanadasë flet për vendimin e këtij vendi kundër Iranit, bota ende dëgjon historitë e trishta të ndarjes me dhunë të më shumë se 150 mijë fëmijëve indigjenë nga familjet e tyre dhe skandalin e zbulimit të varrezave masive të qindra këtyre fëmijëve në oborrin e "shkollave rezidenciale" kanadez. Bota akoma nuk i ka harruar këto ngjarje! Me pretekstin e vdekjes së "Mahsa Amini" ditët e fundit, elementë rebelë, me nxitjen e mediave antirevolucionare, shkatërruan pronat publike në disa qytete të Iranit. Ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë perëndimore, së bashku me mediat e lidhura prej tyre, filluan të publikojnë raporte dhe lajme të rreme për trazirat.