NATO zhvillon stërvitje bërthamore
(last modified Tue, 11 Oct 2022 18:52:43 GMT )
Tetor 11, 2022 20:52 Europe/Tirane
  • NATO zhvillon stërvitje bërthamore

Të martën, në prag të takimit të ministrave të NATO-s në Bruksel, Jens Stoltenberg tha se NATO bazuar në planet e mëparshme; planifikon kryerjen e stërvitjeve bërthamore javën e ardhshme.

Kjo stërvitje vjetore quhet "Shfaqje e Vendosur" dhe zakonisht zgjat për një javë. Stërvitja do të përfshijë fluturimin e avionëve luftarakë të pajisur me koka bërthamore, por pa bomba shpërthyese. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg shtoi: Anulimi i kësaj stërvitje të rregullt, e cila është planifikuar prej kohësh, dërgon një sinjal dhe mesazh shumë të gabuar për shkak të luftës në Ukrainë. Një zyrtar tjetër i NATO-s tha se në këtë stërvitje do të marrin pjesë 14 anëtarë nga 30 vende të NATO-s. Stoltenberg paralajmëroi të dielën se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia do të ketë pasoja të rënda dhe se çdo sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike të NATO-s do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të integruar nga kjo aleancë. Duke iu referuar kërkesës së 9 anëtarëve të NATO-s përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë për anëtarësimin e Ukrainës në këtë organizatë ushtarake perëndimore, ai tha se kjo kërkesë duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare.

 

Tags