Fillon Samiti i 6-të SICA në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i133270-fillon_samiti_i_6_të_sica_në_astana_kryeqyteti_i_kazakistanit
Samiti i Ndërveprimit dhe Masave të Ndërtimit të Besimit në Azi (SICA) filloi me praninë e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 13, 2022 10:22 Europe/Tirane
  • Fillon Samiti i 6-të SICA në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit

Samiti i Ndërveprimit dhe Masave të Ndërtimit të Besimit në Azi (SICA) filloi me praninë e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit.

Sipas reporterit të agjencisë së lajmeve IRIB, takimi i gjashtë i "Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi" (SICA ) u mbajt të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave me praninë e krerët e 11 vendeve, duke përfshirë Ajetollah Sejed Ibrahim Raisi, President i Republikës Islamike të Iranit. Z. Raisi do të mbajë një fjalim në këtë takim dhe gjithashtu do të takohet dhe do të bisedojë me një sërë krerësh të vendeve të pranishëm në këtë takim, përfshirë Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit dhe Emirin e Katarit. SICA është një forum ndërkombëtar për ndërveprim dhe forcimin e bashkëpunimit me synimin për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Azi dhe veprimet, metodat dhe mënyrat e arritjes së ndërtimit të besimit në këtë kontinent. 27 anëtarët e saj të përhershëm përfshijnë Republikën Islamike të Iranit, Afganistanin, Azerbajxhanin, Jordaninë, Bahreinin, Bangladeshin, Kamboxhia, Kinën, Egjiptin, Indinë, Irakun, Izraelin, Kazakistanin, Kirgistanin, Mongolinë, Pakistanin, Autoritetin Palestinez, Katarin, Korenë e Jugut, Rusia, Sri Lanka, Taxhikistani, Tajlanda, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami.