Salman Rushdie humb një njërin sy dhe njërën dorë
Salman Rushdie, autori i librit blasfemik Vargje Satanike, i cili u sulmua me thikë pak kohë më parë, ka humbur shikimin e njërit sy dhe nuk është në gjendje të përdorë njërën nga duart e tij.
Sipas Guardian, 75-vjeçari Salman Rushdie u godit me thikë në qafë dhe stomak kur doli në skenë për të mbajtur një fjalim në shtetin e Nju Jorkut më 12 gusht të këtij viti. Më herët, nuk dihej shkalla e plotë e lëndimeve të Salman Rushdie, por menaxheri i tij Andrew Wiley tha: "Lëndimet e tij janë të thella dhe ai ka humbur shikimin në njërin sy". Ai shtoi se Salman Rushdie ka tre plagë të rënda në qafë. Njëra dorë e tij është paralizuar për shkak të prerjes së nervave në krah dhe ka edhe 15 plagë të tjera në gjoks dhe në pjesën e sipërme të trupit. Wiley nuk pranoi të komentonte nëse Rushdie ishte ende në spital, duke thënë se gjëja më e rëndësishme ishte se ai ishte gjallë. Në shtator të vitit 1988, Salman Rushdie botoi librin blasfemik “Vargjet Satanike”, i cili ishte plot fyerje ndaj Profetit të Islamit (s.a.v.s), një veprim që nxiti zemërimin e gjerë të myslimanëve në mbarë botën. Pas këtij akti të turpshëm të Salman Rushdie, ai u detyrua të bënte një jetë të fshehtë nën masa të rrepta sigurie dhe duke qenë se qeveria britanike kishte përgatitur terrenin për botimin e këtij libri fyes, mori përgjegjësinë për të mbrojtur jetën e tij duke shpenzuar shuma të mëdha.