Tetor 26, 2022 15:47 Europe/Tirane
  • Shtohet vdekja e emigrantëve në rrugën drejt Evropës

Organizata Ndërkombëtare për Emigracion ka deklaruar se numri i rasteve të vdekjeve të emigrantëve në rrugët tokësore dhe detare për të arritur në Evropë, ka regjistruar një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Organizata Ndërkombëtare për Emigracion (IOM) në Berlin ka deklaruar se të paktën 5684 persona që nga gushti i vitit 2021 e deri në shtator të këtij viti, kanë humbur jetën në rrugën e arratisjes drejt Evropës.

Sipas raportit të IOM, që nga gushti i vitit 2021, të paktën 2836 persona kanë humbur jetën në Detin Mesdhe ose janë zhdukur në këtë rrugë. Në periudhën kohore 2019-2020, organizata IOM ka regjistruar 2262 persona të vdekur dhe të zhdukur në këtë rrugë.

IOM ka vlerësuar se rritja e numrit të vdekjeve të refugjatëve dhe emigrantëve është rezultat i dështimit të struktural në krijimin e rrugëve për ikje të përshtatshme dhe të sigurt për refugjatët dhe emigrantë.

Organizata IOM duke cituar raportet e të mbijetuarve gjatë kësaj rruge, ka deklaruar se supozohet që të paktën 252 persona kanë humbur jetën si rezultat i të ashtuquajturës plan për zmbrapsjen e emigrantëve nga ana e forcave kufitare evropiane.

Në bazë të kësaj, zmbrapsjet më vdekjeprurëse në qendër të Detit Mesdhe kanë qenë 97 persona, në lindje të Detit Mesdhe kanë qenë 70 persona dhe në kufirin e Greqisë dhe Turqisë kanë humbur jetën 58 persona. Gjithashtu në perëndim të Detit Mesdhe janë regjistruar 23 raste të vdekjeve të tilla. Ndërkohë në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë janë regjistruar 4 raste të vdekjes së emigrantëve.

IOM ka deklaruar se që nga fillimi i këtij procesi për regjistrimin dhe dokumentimin e vdekjeve të emigrantëve, mbi 29000 persona kanë humbur jetën në rrugën e ikjes drejt Evropës.  

Tags