Sheikh Zakzaki dënon sulmin terrorist në Shiraz
(last modified Sun, 30 Oct 2022 07:16:18 GMT )
Tetor 30, 2022 08:16 Europe/Tirane
  • Sheikh Zakzaki dënon sulmin terrorist në Shiraz

Udhëheqësi i Lëvizjes Islamike të Nigerisë dënoi sulmin terrorist në xhaminë e shenjtë  Shahcheragh në Shiraz.

Të mërkurën e javës së kaluar, një terrorist i armatosur ka hyrë në faltoren e shenjtë Shah Cheragh në qytetin e Shirazit dhe ka hapur zjarr ndaj pelegrinëve, ku në këtë sulm terrorist kanë mbetur të martirizuar 13 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Sheikh Ibrahim Zakzaki, udhëheqësi i Lëvizjes Islamike të Nigerisë, në një deklaratë njoftoi: Sulmi terrorist në faltoren e shenjtë Shahcheragh në Shiraz, në të cilin një numër pelegrinësh iranianë ranë dëshmorë, tregon armiqësinë e superfuqive dhunuese të cilat i janë kundërvënë Republikës Islamike të Iranit dhe popullit të saj. Lideri i Lëvizjes Islamike të Nigerisë theksoi se ky sulm terrorist vetëm sa rrit urrejtjen ndaj atyre që e kryen atë. Sheikh Ibrahim Zakzaki gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për Ajetollah Khamenei, Liderin Suprem të Revolucionit Islamik, familjet e viktimave, popullin e Shirazit dhe publikun e gjerë të Iranit.

Tags