Zbulohen 32 tonë drogë në Spanjë
(last modified Sun, 06 Nov 2022 04:57:44 GMT )
Nëntor 06, 2022 05:57 Europe/Tirane
  • Zbulohen 32 tonë drogë në Spanjë

Policia spanjolle sekuestroi 32 ton drogë të paketuar në disa depo në ferma dhe fabrika në të gjithë vendin.

Sipas Guardian, policia spanjolle ka bërë të ditur se ka arritur të sekuestrojë një ngarkesë droge me marijuanë, me vlerë të paktën 64 milionë euro (56 milionë paund). Kjo sasi droge e zbuluar në një operacion të posaçëm është sasia më e madhe e drogës e zbuluar nga policia spanjolle. Kjo sasi marijuane u zbulua gjatë operacioneve të policisë në kopshte, ferma dhe fabrika në të gjithë Spanjën. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar edhe 9 meshkuj dhe 11 femra të moshave 20 deri në 59 vjeç. Policia spanjolle gjithashtu tha: Kjo sasi e marijuanës ishte sasia më e madhe e marijuanës e zbuluar deri më tani, e cila është e barabartë me afërsisht 1.1 milion degë bimore. Trafikantët dhe kultivuesit thanë se bimët e marijuanës janë paketuar dhe janë dërguar në pjesë të Spanjës, Zvicrës, Holandës, Gjermanisë dhe Belgjikës. Edhe pse arrestimet e bandës së drogës në Spanjë u kryen muajin e kaluar në Toledo, Ciudad Real, Valencia dhe Asturias, detajet e operacionit janë bërë të ditura tani. Trafikimi dhe shitja e paligjshme e drogës në Spanjë është shumë e popullarizuar. Vitin e kaluar policia spanjolle njoftoi se sekuestroi një nëndetëse speciale për transport droge (nëndetëse Narco), e cila mund të transportonte deri në dy tonë ngarkesë. Policia spanjolle gjithashtu njoftoi se me ndihmën e organizatave të tjera ndërkombëtare muajin e kaluar ka mundur të zbulojë qindra kilogramë kokainë, hashash dhe marihuanë në pjesë të ndryshme të vendit dhe ka arrestuar 52 persona.

Tags