Emigrantët/ Franca dhe Anglia firmosin marrëveshjen
(last modified Mon, 14 Nov 2022 18:17:27 GMT )
Nëntor 14, 2022 19:17 Europe/Tirane
  • Emigrantët/ Franca dhe Anglia firmosin marrëveshjen

Të hënën Britania dhe Franca nënshkruan një marrëveshje me vlerë 72.2 milionë euro që do të ndalojë emigrantët e paligjshëm të kalojnë nëpër Kanalin Anglez.

“Është në interesin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë problem kompleks,” tha Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman pas takimit me homologun e saj francez Gerald Darmanin në Paris. Marrëveshja vjen pasi numri i emigrantëve që bëjnë kalimin e rrezikshëm me varka arriti një rekord të ri të dielën, më shumë se 40,000,sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes.Sipas marrëveshjes, Britania e Madhe do t’i paguajë Francës 72.2 milionë euro në periudhën 2022-2023. Në këmbim, Franca angazhohet të rrisë me 40% numrin e oficerëve që patrullojnë plazhet franceze. Marrëveshja do të forcojë gjithashtu sigurinë në porte duke investuar në teknologjinë e mbikëqyrjes, dronët, ekipet e qenve zbulues, dhe helikopterët për të ndihmuar në zbulimin dhe parandalimin e kalimeve, si dhe duke mbështetur qendrat e pritjes dhe largimit në Francë për emigrantët. Numri rekord i emigrantëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë presion mbi kryeministrin e ri britanik për të gjetur një zgjidhje efektive dhe të shpejtë. Në javët e fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë vënë nën kritika për mbipopullimin dhe kushtet e këqija në qendrat e emigrantëve.
 

Tags