Kina paralajmëron sërish Amerikën për Tajvanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135212-kina_paralajmëron_sërish_amerikën_për_tajvanin
Ministria e Jashtme e Kinës shpalli Tajvanin si vijën e kuqe të vendit dhe kërkoi nga SHBA dhe aleatët e saj që të respektojnë integritetin territorial të vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 21, 2022 09:22 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron sërish Amerikën për Tajvanin

Ministria e Jashtme e Kinës shpalli Tajvanin si vijën e kuqe të vendit dhe kërkoi nga SHBA dhe aleatët e saj që të respektojnë integritetin territorial të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Kina edhe një herë e prezantoi  Tajvanin si vijën e saj të kuqe dhe u kërkoi vendeve perëndimore, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.  Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar: Në samitin e G20 dhe APEC, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje veprimet e gabuara të Amerikës në lidhje me çështjen e Tajvanit dhe e prezantoi Tajvanin si pjesë e interesave themelore të Pekinit.  Sipas kësaj deklarate, Wang Yi theksoi: Pavarësia e Tajvanit është në kundërshtim me paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe populli i këtij vendi nuk do të pajtohet kurrë me ndarjen e Tajvanit nga atdheu.  Në këtë deklaratë, Pekini ka paralajmëruar vendet perëndimore se çështja e Tajvanit është vija e kuqe e Kinës dhe askush nuk mund ta kalojë atë. Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë acaruar shumë muajve të fundit sidomos pas vizitës së diskutueshme të Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në Tajvan.  Kina, e cila e konsideron ishullin e Tajvanit si pjesë të territorit të saj dhe i konsideron masat si vizita e Pelosit si shkelje e politikës "Një Kinë", në përgjigje të vizitës së Pelosit, zhvilloi një stërvitje në shkallë të gjerë rreth hapësirës ujore dhe ajrore të Tajvanit. Megjithatë, pavarësisht protestave të Pekinit në vitet e fundit, dhe veçanërisht në qeverinë aktuale, qeveria amerikane ka rritur shitjen e armëve në ishullin e Tajvanit dhe mbështetjen për lëvizjet separatiste në këtë rajon.