Sunday Times: Britania i anashkalon sanksionet e saj kundër naftës ruse
(last modified Mon, 21 Nov 2022 17:42:11 GMT )
Nëntor 21, 2022 18:42 Europe/Tirane
  • Sunday Times: Britania i anashkalon sanksionet e saj kundër naftës ruse

Kompanitë britanike po regjistrojnë karburantin rus me origjinë të vendeve të ndryshme dhe e importojnë atë nga vende të tjera duke e transferuar naftën nga anija në anije, raportoi gazeta britanike Sunday Times.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë (24 shkurt), autoritetet evropiane, përfshirë Britaninë, kanë zbatuar paketa sanksionesh kundër Rusisë në dimensione të ndryshme politike dhe ekonomike dhe disa nga efektet negative të këtyre sanksioneve janë kthyer tek vet ata, dhe Evropa është duke u përballur me një përkeqësim të krizës ekonomike dhe mungesën e karburanteve. Gazeta Sunday Times të hënën, duke cituar statistikat e trafikut të cisternave dhe tregtisë, shkroi se Britania ka blerë të paktën 39 dërgesa nafte ruse që nga 24 shkurti, megjithëse këto dërgesa janë regjistruar si importe nga vende të tjera. Sipas raportit, dërgesat e naftës me origjinë ruse me vlerë rreth 200 milionë paund dorëzohen në portet e Mbretërisë së Bashkuar pasi transferohen nga anija në anije. Kjo procedurë përdoret gjerësisht për cisternat e mëdha të naftës që nuk janë në gjendje të ankorohen në porte për shkak të madhësisë së tyre dhe që transferojnë ngarkesën e tyre në anije më të vogla. Sipas gjetjeve të The Sunday Times, kjo metodë lejon kompanitë e transportit detar të regjistrojnë ngarkesat e tyre pa dhënë origjinën aktuale të ngarkesave të naftës dhe në vend të kësaj emërtojnë vendin dërgues si burimin e ngarkesës. Në këtë mënyrë, një dërgesë mallrash e prodhuar në Rusi, nëse sillet në një port britanik nga një kompani gjermane, mund të regjistrohet si me origjinë në Gjermani. Sunday Times ka qenë në gjendje të gjurmojë dhjetëra dërgesa ruse të naftës që mbërrinin në portet e Mbretërisë së Bashkuar që nga marsi, me origjinën e tyre të regjistruar në Gjermani, Holandë, Poloni, Francë dhe vende të tjera. Të paktën 13 prej tyre mbërritën në qershor dhe korrik. Megjithatë, shifrat zyrtare të importit të naftës nga Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS) treguan se vendi nuk mori naftë nga Rusia gjatë atyre muajve. "Transferimi nga anija në anije është bërë një mënyrë e dobishme për të mbajtur të paqarta destinacionin dhe origjinën e ngarkesave," tha Michelle Bookman, një analiste energjie në revistën e transportit Lloyd's List.

 

Tags