Ekspertët iranianë dhe ukrainas u takuan për të zgjidhur disa keqkuptime
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135326-ekspertët_iranianë_dhe_ukrainas_u_takuan_për_të_zgjidhur_disa_keqkuptime
Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi të martën se ekspertët iranianë dhe ukrainas u takuan për të zgjidhur disa keqkuptime në lidhje me përdorimin nga Rusia të dronëve të prodhuar nga Irani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2022 03:44 Europe/Tirane
  • Ekspertët iranianë dhe ukrainas u takuan për të zgjidhur disa keqkuptime

Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi të martën se ekspertët iranianë dhe ukrainas u takuan për të zgjidhur disa keqkuptime në lidhje me përdorimin nga Rusia të dronëve të prodhuar nga Irani.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës nuk ka publikuar më shumë detaje rreth këtij takimi. Më parë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Varshnin, tha se akuzat e vendeve perëndimore se Irani i ofron Rusisë  dinë për përdorim në Ukrainë janë të pabaza dhe me këtë ata po përpiqen të justifikojnë dërgimin e paligjshëm të armëve të tyre në Ukrainë. Prej disa kohësh, Amerika dhe një numër vendesh evropiane kanë pretenduar përdorimin e dronëve iranianë në luftën në Ukrainë. Një pretendim që Irani dhe Rusia e kanë hedhur poshtë. Republika Islamike e Iranit ka thënë më parë se Irani dhe Rusia kanë bashkëpunim në mbrojtje, por Irani nuk ka dërguar armë në Rusi për përdorim në Ukrainë.