Deputetja e Parlamentit Evropiane kritikën mbështetjen e Perëndimit ndaj MEK
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135414-deputetja_e_parlamentit_evropiane_kritikën_mbështetjen_e_perëndimit_ndaj_mek
Një deputete e Parlamentit Evropiane gjatë fjalës së saj në seancën e këtij Parlamenti, duke kritikuar politikat e Perëndimit ndaj rajonit të Azisë Perëndimore, pyeti mbështetja e Perëndimit ndaj grupit terrorist MEK a është bërë shkak që shtetet perëndimore të zhyten në krenari?!
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 24, 2022 16:04 Europe/Tirane
  • Deputetja e Parlamentit Evropiane kritikën mbështetjen e Perëndimit ndaj MEK

Një deputete e Parlamentit Evropiane gjatë fjalës së saj në seancën e këtij Parlamenti, duke kritikuar politikat e Perëndimit ndaj rajonit të Azisë Perëndimore, pyeti mbështetja e Perëndimit ndaj grupit terrorist MEK a është bërë shkak që shtetet perëndimore të zhyten në krenari?!

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Clare Daly, deputete e Parlamentit Evropian, gjatë fjalës së saj në seancën e këtij Parlamenti, ka kritikuar politikat e shteteve perëndimore ndaj rajonit të Azisë Perëndimore si dhe mbështetjen e shteteve perëndimore ndaj grupit terrorist MEK.

Clare Daly ka thënë: "Faktori kryesor i destabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme është vetë Evropa dhe politika kolonialiste e saj. Që nga koha e luftërave të kryqëzatave, popujt e rajonit të Azisë Perëndimore kanë të drejtë që t'u vije me vjellë kur të na shikojnë neve. Britania dhe Franca kur kanë caktuar kufijtë e rajonit, në realitet kanë mbjell destabilitetin atje".

Kjo deputete irlandeze ka shtuar: "Britania ishte ajo që ka mbjell farën e regjimit aparteid të Izraelit në Palestinë. Përça e sundo. Saktësisht të njëjtën punë që ka bërë në Irlandë. Perëndimi kurrë nuk ka pas asnjë dyshim për të mbështetur diktatorët deri në atë masë sa që ata diktatorë kanë qenë garantues të interesave tona. Rrëzimi i qeverisë së Mosadegh si është bërë shkak për përhapjen e destabilitetit?!  Lufta mes Iranit dhe Irakut ishte diçka e mirë për sigurinë? Mbështetja ndaj grupit terrorist MEK a na ka zhytur neve në krenari? Të gjitha ndërhyrjet e Perëndimit duke përfshirë pushtimin ushtarak të Irakut, katastrofën e Afganistanit, bombardimin e Libisë nga NATO, mbështetjen ndaj islamistëve ekstremistë në Siri dhe mbështetje e sulmeve kriminele të Arabisë Saudite ndaj Jemenit, të gjitha këto veprime krijojnë valë të gjera të destabilizimit dhe lëkundjet e tyre të mëpasshme do të vazhdojnë për disa dekada dhe do të bëhen shkak për stagnimin e vendeve të falimentuara, shkatërrimin e ekonomive, përhapjen e dhunës, traumave dhe konflikteve të vazhdueshme".

Kjo deputete e Parlamentit Evropian përmbledhjen e fjalimit të saj në Parlamentin Evropian e ka paraqitur në këtë postim në Twitter duke shkruar: "Pas disa dekadave të qeverisjes së keqe të Amerikës dhe Evropës në Azinë Perëndimore duke përfshirë terrorizmin, grushtshtetin, sulmet ushtarake dhe luftërat proxi dhe mbetja pas e një trashëgimie të tragjedive, traumave dhe konflikteve, Bashkimi Evropian tani e shfajëson veten nga këto krime dhe pasta e vendos dorën në mjekër në shenjë të mendimit dhe po pyet se si mund të vendoset stabiliteti në rajon? A mos po talleni ju?!".