Evropa u tërhoq nga plani për të ndërprerë lidhjet me Iranin
Zëdhënësi i shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha se Bashkimi Evropian nuk ka plan për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj (YJC), ndërsa kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsula, ka njoftuar së fundmi se komunikimi dhe dialogu i drejtpërdrejtë mes këtij institucioni europian dhe Republikës Islamike të Iranit do të ndërpritet deri në një njoftim të dytë, sot të enjten, Peter Stano, zëdhënësi i shefit për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian tha se Bashkimi Evropian nuk ka plan për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe e mban të hapur dialogun me Teheranin. Duke pretenduar se ndërveprimi është pjesë e thelbit dhe “ADN”-ja e Bashkimit Europian, ai tha: “Ne nuk po i ndërpresim marrëdhëniet dhe kanalet diplomatike me Iranin në këtë fazë dhe ende po ndërveprojmë”. Në një pjesë tjetër të deklaratës së tij, Stano vuri në dukje veprimin e Iranit për të rritur pasurimin e uraniumit me 60% në lokacionin Fordo, veprim i cili u miratua në përgjigje të rezolutës së Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, dhe pohoi se pavarësisht problemeve ekzistuese , shumë përpjekje janë duke u zhvilluar për të përfunduar negociatat dhe ky veprim i Iranit pengon përpjekjet për të rifilluar negociatat.