Këshilli i të Drejtave të Njeriut miraton një rezolutë anti-iraniane
Rezoluta anti-iraniane e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut u miratua pavarësisht kundërshtimeve të disa vendeve.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë anti-iraniane mbi të ashtuquajturën situatën e të drejtave të njeriut në Iran. Kjo rezolutë u miratua me 25 vota pro, 6 vota kundër dhe 15 abstenime. Kina, Pakistani, Eritrea, Venezuela, Kuba dhe Armenia ishin 6 vendet që votuan kundër kësaj rezolute anti-iraniane. Vende si Bolivia, Brazili, Kameruni, Bregu i Fildishtë, India, Indonezia, Kazakistani, Malavi, Malajzia, Mauritania, Namibia, Katari, Senegali, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani kanë abstenuar nga kjo rezolutë. Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në mbështetje të trazirave të fundit mbajti një mbledhje në Gjenevë, me qëllim që të dënojë situatën e të drejtave të njeriut në Iran. Edhe pse shumë vende perëndimore në standarde të dyfishta kritikuan politikat e Iranit për të drejtat e njeriut, disa vende të këtij këshilli akuzuan perëndimorët për përdorimin e “standardeve të dyfishta” . Në fillim të këtij takimi, Hatixhe Karimi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Çështjeve Ndërkombëtare dhe zëvendëse për Çështjet e Grave dhe Familjes në institucionin Presidencial iranian, përdorimin politik të të drejtave të njeriut nga vendet perëndimore e cilësoi si të turpshëm dhe deklaroi: Lëvizja e motivuar politikisht e Gjermanisë në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut në Iran është një komplot, i organizuar për qëllime të fshehta. Hatixhe Karimi shtoi: Ndërsa të drejtat e popullit iranian janë shkelur gjerësisht nga të ashtuquajturit kampionë të të drejtave të njeriut për shkak të sanksioneve të njëanshme të vendosura nga regjimi amerikan dhe zbatimit të sanksioneve mizore nga vendet evropiane, veçanërisht Gjermania, Britania dhe Franca, shprehja e shqetësimit për situatën e të drejtave të njeriut në Iran dhe mbajtja e një takimi të posaçëm është vetëm një lëvizje mashtruese.