Brexit goditi eksportet në Mbretërinë e Bashkuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i135544-brexit_goditi_eksportet_në_mbretërinë_e_bashkuar
Marrëveshja e Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Londër-Tokio (CEPA), marrëveshja e parë e madhe e tregtisë së lirë të Londrës që nga Brexit, në kundërshtim me pritjet, ka rezultuar në një rënie të eksporteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në tërheqjen e mbështetësve të Brexit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 27, 2022 09:09 Europe/Tirane
  • Brexit goditi eksportet në Mbretërinë e Bashkuar

Marrëveshja e Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Londër-Tokio (CEPA), marrëveshja e parë e madhe e tregtisë së lirë të Londrës që nga Brexit, në kundërshtim me pritjet, ka rezultuar në një rënie të eksporteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në tërheqjen e mbështetësve të Brexit.

 Pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, Liz Truss, në atë kohë ministre e tregtisë së vendit, në tetor 2020  nënshkroi Marrëveshjen e Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik MB-Japoni (CEPA) si marrëveshjen e parë makro të tregtisë së lirë të Mbretërisë së Bashkuar dhe e quajti atë një moment historik që do të rrisë biznesin britanik me miliarda paund dhe do të ndihmojnë vendin të rimëkëmbet nga recesioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia e Corona. Mirëpo tani statistikat tregojnë se kjo ëndërr nuk u realizua. Sipas Guardian, shifrat nga Departamenti i Tregtisë Ndërkombëtare tregojnë se eksportet e vendit drejt Japonisë pas daljes nga Bashkimi Evropian ranë nga 12.3 miliardë paund në 11.9 miliardë paund në këtë vit që po përfundon. Pra eksporti i mallrave u ul me 4.9 për qind në 6.1 miliardë paund dhe eksportet e shërbimeve janë ulur me dy për qind në 5.8 miliardë paund. Recesioni është një pengesë e rëndësishme për mbështetësit e Brexit, të cilët argumentuan se tregtia globale me vendet jo anëtare të BE-së mund të ndihmojë në kompensimin e humbjeve nga largimi nga tregu i vetëm i BE-së. Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, vitin e ardhshëm Mbretëria e Bashkuar do të ketë performancën më të dobët nga ekonomitë kryesore të botës. Ekspertët ekonomikë kanë pranuar tashmë se Brexit jo vetëm që ka luajtur një rol pozitiv në tregtinë ndërkombëtare britanike, por në të ka edhe efekte negative, sepse ka bërë që bizneset në këtë vend të përballen me rritjen e formaliteteve doganore dhe burokracinë në eksportimin e mallrave në Evropë.