Kërcënohen protestuesit në MB
(last modified Sun, 04 Dec 2022 08:04:42 GMT )
Dhjetor 04, 2022 09:04 Europe/Tirane
  • Kërcënohen protestuesit në MB

Gjatë muajve të fundit, acarimi i problemeve ekonomike dhe sociale në vendet evropiane, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ka sjellë një rritje të protestave sociale dhe tubimeve protestuese në këto vende.

Kjo është ndërkohë që shumë prej këtyre tubimeve janë përballur me represion nga forcat policore. Lidhur me këtë, kryeministri britanik Rishi Sonak mbrojti performancën e policisë së vendit në shtypjen e protestuesve dhe në takimin e tij me shefat e policisë, tha: Policia britanike ka të drejtë të shtypë çdo protestë të paligjshme dhe në këtë aspekt ka mbështetjen e qeverisë. Qëndrimi i kryeministrit britanik vjen ndërkohë që Londra dhe qytete të tjera britanike muajt e fundit janë bërë skenë e protestave popullore kundër veprimeve politike dhe ekonomike të qeverisë së këtij vendi. Kostoja e lartë e karburantit, falimentimi i shumë industrive dhe fabrikave dhe rritja e nivelit të papunësisë, rritja e paprecedentë e indeksit të inflacionit dhe rritja e pa përballueshme e kostos së jetesës e kanë vendosur Britaninë në kushtet më të këqija ekonomike në gjysmë shekulli i fundit.   Këto kushte kanë bërë që shumë qytetarë të këtij vendi duke mbajtur tubime të protestojnë kundër ecurisë së qeverisë. Në këtë kontekst, ish-kryeministri britanik Gordon Brown tha: Më shumë se 70% e britanikëve varfërinë, pabarazinë sociale dhe inflacionin i konsiderojnë si shqetësimet më të rëndësishme në jetën e tyre. Kjo është ndërkohë që shumë nga këto tubime janë përballur me represion nga forcat policore të këtij vendi. Kjo gjendje është evidente edhe në vende të tjera evropiane si Gjermania dhe Franca.   Në Francë, intensifikimi i krizës ekonomike dhe sociale ka sjellë protesta të gjera, saqë në muajt e fundit mijëra protestues francezë kanë dalë në rrugë, por edhe këto protesta janë përballur me shtypjen e forcave të policisë.   Forcat e policisë franceze sulmuan protestuesit francezë me shkopinj dhe gaz lotsjellës, si pasojë e të cilave një numër protestuesish u plagosën dhe dhjetëra persona u arrestuan.   Norma e inflacionit në Francë theu rekordin 37-vjeçar dhe arriti në 6.2 për qind në tetor të këtij viti.   Një situatë e ngjashme është edhe në Gjermani ku protestat e qytetarëve gjermanë shtypen nga policia. Këto represione bëhen ndërkohë që autoritetet e vendeve perëndimore kanë pretenduar gjithmonë për të drejtat e njeriut dhe theksojnë respektimin e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.   Këto vende, sidomos vitet e fundit, me qëndrimet e tyre armiqësore dhe ndërhyrëse kanë akuzuar shumë vende se nuk respektojnë të drejtat e njeriut.   Një shembull i këtyre ndërhyrjeve janë pozicionet armiqësore të Britanisë dhe vendeve të tjera perëndimore në trazirat aktuale në Iran, pasi qeveria britanike ka sanksionuar një numër zyrtarësh iranianë të sigurisë dhe zbatimit të ligjit për shkak të asaj që e quajti shtypje e protestave popullore në Iran. Ndërsa Amerika dhe vendet perëndimore pretendojnë se respektojnë lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ato janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut.

Tags