Vetëvrasjet në rritje mes adoleshentëve dhe të rinjve amerikanë
Rritja e numrit të vetëvrasjeve tek të rinjtë amerikanë është ndikuar nga rritja e problemeve të shëndetit mendor që janë përhapur që nga fillimi i pandemisë së Coronavirusit.
Rezultatet e fundit të marra nga një hulumtim tregojnë se pas aksidenteve, vetëvrasja është bërë shkaku i dytë i vdekjes për adoleshentët e moshës 10 deri në 18 vjeç në Amerikë. Rritja e numrit të vetëvrasjeve tek të rinjtë amerikanë është ndikuar nga rritja e problemeve të tyre psikologjike, e cila është përhapur që nga fillimi i pandemisë Coronavirusit. Në vitin 2021, pothuajse gjysma e nxënësve të shkollave të mesme amerikane thanë se kishin përjetuar trishtim dhe dëshpërim vitin e kaluar. Ky numër është rritur me rreth 26% krahasuar me vitin 2009. Nga këto raste depresive, rreth një e pesta kishte një qëllim serioz për të kryer vetëvrasje. Në statistikat që lidhen me vetëvrasjen e adoleshentëve, Amerika nuk ishte e vetme dhe vende të tjera si Australia, Anglia dhe Meksika gjithashtu përjetuan një rritje të shkallës së vetëvrasjeve midis të rinjve gjatë dekadës së fundit. Në Angli dhe Uells, më shumë se një në gjashtë fëmijë midis moshës shtatë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeç aktualisht kanë një çrregullim serioz të shëndetit mendor.