Tronditet Parlamenti Evropian pas zbulimit të rasteve për korrupsion
(last modified Wed, 14 Dec 2022 08:58:04 GMT )
Dhjetor 14, 2022 09:58 Europe/Tirane
  • Tronditet Parlamenti Evropian pas zbulimit të rasteve për korrupsion

Zbulimi i korrupsionit në Parlamentin Europian këtë institucion qendror europian e ka vënë në një situatë kritike.

 Në prokurorinë dhe hetimin për një çështje antikorrupsion në Bruksel, nënkryetarja e Parlamentit Evropian Eva Kylie dhe disa persona të tjerë janë arrestuar nga prokuroria belge.   Prokuroria belge në Bruksel njoftoi edhe sekuestrimin e 600 mijë eurove cash. “Eva Kylie” është nënkryetare e Parlamentit Europian dhe një socialiste greke, e cila u akuzua për korrupsion dhe u burgos pas një hetimi nga një gjyqtar belg për pagesa të mëdha nga një vend i Gjirit Persik.   Ky vend arab në kufirin e Gjirit Persik, për të cilin mediat evropiane pretendojnë se është Katari, ka paguar para dhe dhurata për zyrtarët e parlamentit për të ndikuar në vendimet e institucionit.   Burime të informuara bënë të ditur se tre të pandehurit e tjerë janë “Pierre Antonio Panzeri”, ish-ligjvënës i Bashkimit Europian, “Lusa Visentini”, Sekretarja e Përgjithshme e Konfederatës së Sindikatave Ndërkombëtare dhe “Francesco Giorgini”, partner i “Kylie” dhe një nga asistentët e Parlamentit Evropian.   Pjesëmarrja në organizatat kriminale dhe pastrim parash është një nga akuzat e tjera që rëndon ndaj këtyre personave. Zbulimi i këtij rasti korrupsioni është një goditje e madhe për Bashkimin Evropian.   Kryetarja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha: “Akuzat për korrupsion ndaj përfaqësueses së Greqisë, Eva Kylie, një nga 14 nënkryetaret e Parlamentit Europian, janë shumë të rënda dhe shqetësuese”. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian gjithashtu paralajmëruan se besueshmëria e këtij unioni është në rrezik. Zyrtarët e Bashkimit Evropian prej dekadash kanë akuzuar vende të ndryshme për korrupsion dhe pastrim parash dhe kanë sanksionuar shumë vende me pretekstin e mosrespektimit të të drejtave të njeriut.   Kjo është ndërkohë që informacionet e nxjerra tregojnë se ky union në shumë raste ka qenë në qendër të korrupsionit dhe garës për të marrë kontrollin e këtij institucioni.   Gjithashtu, prania e grupit të presionit në këtë parlament e ka kthyer këtë institucion në një nga qendrat e korrupsionit. Së fundmi në këtë kontekst Transparency International njoftoi: Ky nuk është i vetmi incident i këtij lloji.   Për dekada, parlamenti ka lejuar që të lulëzojë një kulturë e mosndëshkimit dhe ka një mungesë të plotë të kontrollit moral. Ekzistenca e korrupsionit mes deputetëve dhe çështja e imunitetit juridik të këtij institucioni për një kohë të gjatë ka qenë shqetësimi i shumë ekspertëve dhe zyrtarëve evropianë, por deri më tani ata nuk kanë mundur të komentojnë publikisht.   Lidhur me këtë, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsula, në rastin e korrupsionit financiar shprehu zemërimin dhe pikëllimin e saj për atë që ndodhi në këtë institucion, si dhe shpalli fillimin e një “hetimi të brendshëm” për të hetuar të gjitha faktet që lidhen me Parlamenti Evropian dhe siguroi se në këtë rast nuk do të ketë imunitet dhe asgjë nuk do të fshihet. Manon Aubry, një anëtare e Parlamentit Evropian nga Franca, thotë: Akuza e fundit për korrupsion konsiderohet si skandali më i keq në historinë e Parlamentit Evropian. Tashmë zyrtarët e Bashkimit Evropian, të shqetësuar dhe të frikësuar se mos dëmtojnë besueshmërinë e këtij bashkimi brenda dhe jashtë kufijve të Evropës, kanë premtuar se do të ndjekin çështjen dhe do të rindërtojnë këtë institucion.   Megjithatë, nuk pritet që me masa të tilla të riparohet imazhi i dëmtuar rëndë i Parlamentit Evropian.